Partizani dhe Teuta ndajnë pikët mes polemikave, Tirana ngec në fund kundër Flamurtarit

5 Tetor 2019, 20:29| Përditesimi: 5 Tetor 2019, 22:48

  • Share

Një javë pas fitores në derbi Partizani është ndalur në Selman Stërmasi në barazimin 1-1 kundër Teutës. Të kuqtë morën një pikë me shumë vështirësi pasi fillimisht kampionët në fuqi në minutën e 36 mbetën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Romero-s. Nuk do të kalonin shumë sekonda pas këtij peisodi për të parë golin e parë të sfidës pasi Avdyli nga brenda zonës kaloi në epërsi Teutën.

Gjithsesi Partizani gjeti forcat dhe reagoi brenda limiteve pjesës së parë me Trashin që ekzekutoi mjeshtërisht nga goditja e dënimit. Në fraksionin e dytë të lojës nuk pati shumë për t’u evidentuar, përveç pretendimeve të Partizanit për kartonat të munguar ndaj ekipit durrsak.

Në sfidat e tjera Flamurtari ka barazuar 2-2 në limite me Tiranën. Vlonjatët kaluan të parët në avantazh falë një goli të bardhebluve, ndërsa këta të fundit arritën fillimisht të përmbysnin. Gjithsesi atëherë kur nuk pritej vlonjatët barazun dhe morën pikën e dytë në 7 javë kampionat.

Ndërkohë në Korçë Skënderbeu ka marrë tre pikë me zemër në dorë në minutat e fundit, pavarësisht se fdida me Luftëtarin u mbyll 2-0. Golat për ekipin e Dajës i realizuan Dita në minutën e 92 dhe Muja në të 94.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?