Partneri i Rita Orës feston ditëlindjen, këngëtarja shqiptare i bën dedikimin e ëmbël

16 Gusht 2023, 11:54| Përditesimi: 16 Gusht 2023, 11:58

  • Share

Partneri i Rita Orës feston sot ditëlindjen. Këngëtarja shqiptare ka zgjedhur që të urojë me një dedikim në ‘sytë e gjithë botës’.

Ajo ka ndarë në llogarinë e Instagram foto të Taika Waititi-t si dhe momente të ëmbla së bashku, ndërsa krahas tyre shpreh dashurinë për regjisorin.

“Gëzuar ditëlindjen për njeriun më qesharak më të zgjuar që kam takuar ndonjëherë në jetën time. Ti më mban bashkë në momente që nuk mendoj se mundem. Faleminderit që më tregove se çfarë është në të vërtetë dashuria. Këtu janë edhe shumë momente të tjera kur unë vjedh batutat e tua dhe i them ato 10 herë me zë më të lartë, që njerëzit të mendojnë se unë kam më tepër humor. TE DUA”, shkruan ajo.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?