Olta Gixhari dhe bashkëshorti i saj

Partneri mund të kishte prishur dhe familjen për lajmet e shëmtuara, Olta Gixhari ka dy fjalë për të: Ka përballuar urrejtjen dhe lajmet që dolën për mua

17 Janar, 14:04| Përditesimi: 17 Janar, 14:06

  • Share

Aktoja e njohur, Olta Gixhari, së fundmi ka qenë e ftuar në “Top Albania Radio” në emisionin “Ndryshe”, ku ka folur më shumë rreth jetës së saj personale.

Gixhari e falenderoi me fjalë shpirti bashkëshortin e saj, i cili e ka mbështetur atë gjatë gjithë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP 2”.

Ajo tha se pavarësisht periudhës kur është urryer shumë nga publiku dhe disa nga disa prej banorëve, por edhe lajmet e shëmtuara që kanë qarkulluar në rrjet, bashkëshorti i saj i ka përballuar dhe mbështetur atë, ndërsa shtoi se po të kishte qenë dikush tjetër mund të kishte prishur edhe familjen.

“Falenderoj shumë bashkëshortin tim. Ai është një hero! Jo vetëm që ka përballuar urrejtjen që unë pata gjatë kohës së ‘BBV’, por dhe të gjitha lajmet e shëmtuara që kanë dalë për mua. Po të ishte ndonjë bashkëshort tjetër mund të kishte prishur edhe familjen", tha Olta.

Olta së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë, ndërsa gjininë e bebit aktorja nuk e ka zbuluar akoma.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?