Florian Binaj është një aktorët më të dashur të humorit për publikun shqiptar. i ftuar në “Late night shoë” nga Kastro Zizo, Flori është përballur me mendime e disa prej kolegëve të tij për të. Një prej tyre ka qenë edhe Salsano Rapi, i cili e njëh prej vitesh.
“Flori, kryesorja është që është i gjatë dhe i dobët. Flori thyhet si kallam. Duhet të flas si shok, si mik apo si partner? E kam dhe partner sepse zakonisht kam bërë vajzat në "Portokalli" tek pjesa e atentateve. Të them gjërat e mira në fillim: është mik i mirë, shumë punëtor, i talentuar, shumë king, shumë seksi, maniak seksual,”- është shprehur Rapi.
Më tej aktori ka vijuar duke u shprehur për kolegun e tij Binajn se vjen gjithmonë me vonesë. “I pëlqen shumë makina, por vjen me biçikletë në punë. E ka fiksim kur vonohen kolegët si puna ime dhe vetë vjen gjithmonë me vonesë. E do shumë Shqipërinë, dhe Amerikën dhe Brazilin,”- përfundoi Salsano.
Salsano Rapi dhe Florian Binaj
Komente
