Kronikë

Rrugët e ish-parkut në Tiranë bazë droge, 12 në pranga! Banorët e zonës denoncuan shpërndarësit e drogës!1 vit hetime, ish-kryepolicit të Beratit i dogjën makinat

17 Qershor 2021, 09:14| Përditesimi: 17 Qershor 2021, 16:45

  • Share

12 persona janë arrestuar nga policia dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim pas denoncimeve të shumta të banorëve të zonës së ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe tymosje të saj në orët e vona. Hetimi nga Komisariati nr. 2 ka zgjatur për më shumë se një vit dhe ka çuar deri në prangosjen e tyre.

Rrugët “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku” ishin kthyer baza ku mund te gjesh droge në cdo orë të ditës e natës.

Të vendosura disa dhjetëra metra larg zonës së poulluar të “21 Dhjetorit”, në brendësi të tyre, prej vitesh lulëzonte shitja e hashashit. Kur banorëve u kishte ardhur në majë të hundës, u ankuan në polici. Kësaj të fundit i janë dashur më shumë se një vit për të siguruar të gjitha provat dhe më pas për të vepruar. Si rezultat i hetimeve janë ndaluar nga policia 12 persona, në mesin e tyre edhe fëmijë të mitur.

TË ARRESTUAR

Deivid Shuaipi, Farjon Palushi, Jurgen Halitaj, Ismail Gurra, Denard Buci, Josif Ceka, Oltion Doku, Fabian Pitani, Doris Murati, F. S. (i mitur), L. D. (i mitur), A. Ll. (i mitur)

Po ashtu, në lidhje me të njëjtat akuza, prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe moskallëzim krimi janë shpalur në kërkim gjatë të tjerë.

NË KËRKIM

Arnaldo Çiçaj, Ergest Mema, Frenkli Sorra, Redi Palushi, Aleksandro Maliqaj, R. D.

Burime nga policia bëjnë me dije se indicia kryesore e nisjes së hetimeve ka ardhur pas denoncimit të djegies së dy mjeteve në këtë zonë, nga ish-drejtori i Policisë së Beratit, Shkëlqim Kokonozi. Pas hetimeve fillestare, policia ka dokumentuar ngjarjen, ndërsa ishin Deivid Shuaipi dhe Arnaldo Çiçaj, i par ii arrestuar dhe i dyti në kërkim, dy autorët e djegies së autiomjeteve. Në hetimet që u zgjeruan, u zbardh që këta dy persona merreshin edhe me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Për këtë operacion, policia ka përdorur edhe dronë për mbledhjen e provave, sidomos ato filmike, të cilat kanë ndihmuar në zbulimin e shpërndarjes së drogës.

Momenti i shoqërimit në Komisiarat

Shpërndarësit e drogës

Canabis Sativa e sekuestruar

 

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?