Kronikë

Pas 10 ditëve, ndërtohet ura e Darzezë, gati për kalimin e banorëve (VIDEO)

12 Qershor 2021, 11:08| Përditesimi: 12 Qershor 2021, 14:15

  • Share

Pas 10 ditësh të izoluar, banorët e fshatit Darzezë në Fier, tashmë mund të lëvizin lirshëm. Forcat xheniere të ushtrisë kanë përfunduar sot ndërtuar tashmë urën metalike “Bailey”.

Kujtojmë se ura provizore në Darzezë u shemb më 3 qershor, pasi mbi të kaloi një kamion me peshë 50 ton, ndërkohë qe kapaciteti mbajtës i urës ishte 15 ton, duke izoluar banoret.

Shoferi i kamionit, 52-vjeçari  nga Roskoveci është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

1623489800_ura.jpg

1623489820_darzeza.jpg

Ura ne rindertim

Ora 14:14
U shemb para 10 ditësh, Petro Koçi teston vetë urën e re të Derëzezës: Është e sigurt

 

Deputeti i zgjedhur i PS, Petro Koçi mesditën e sotme ka testuar vetë urë e re të Derëzezës.

Ura u rindërtua nga ushtria pasi u shemb 10 ditë më parë, pasi mbi të kaloi një kamion me peshën 50 ton, ndërkohë qe kapaciteti mbajtës i urës ishte 15 ton, duke izoluar kështu banorët e zonës.

I hipur në një kamion të Ushtrisë, Koçi ka publikuar në video teksa po teston sigurinë e urës së re të Derëzezës.

 “Urë e sigurt” shkruan Koçi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?