Julian Deda dhe Martin Cani, në foton e vitit 2021

'Pas 10 vitesh do jetë ai që do kërkojë foto me mua!' Më 2021 pozuan bashkë, aktori Julian Deda ndan momentin prekës me Martinin dhe jep një mesazh

19 Nëntor, 22:22| Përditesimi: 19 Nëntor, 22:26

  • Share

Ngjarja e rëndë e ditës së djeshme, ku mbeti i vrarë pas një sherri në shkollën “Fan Noli” 14-vjeçari Martin Cani, nga një bashkëmoshatar, ka tronditur opinionin publik mbarëshqiptar.

Mes personave që kanë reaguar në media apo rrjetet sociale, është edhe aktori i njohur i humorit, Julian Deda.

Ai ka bërë një postim në “Instagram” për të miturin që kishte ëndrra për t’u bërë një futbollist i talentuar në të ardhmen. 

Deda ka postuar një fotografi ku shfaqet me Martinin, imazh i shkrepur në vitin 2021. Ish-finalisti i “Big Brother VIP 3” i shpreh ngushëllimet familjes së tij.

Kur kjo foto është hedhur për herë të parë në rrjetet sociale nga familjarët e Martinit, në të shkruhej: “Tani dola unë foto me Julin, por mbas 10 vitesh do jetë ai që do kërkojë të dalë me mua. Martin Cani.”

Postimi i Julian Dedës:

“Prehu ne paqe i dashur Martin. A mund ta bëjmë një foto bashkë, edhe pse nuk kanë kaluar akoma 10 vjet, edhe pse fati tragjik t’i ndërpreu ëndrrat në mes? E unë prapë e dua këtë foto me ty o kampion. Na pikëllove të gjithëve o djalë, por Zoti djemtë e mirë i do pranë vetes. Qofsh mirë me Zotin. Ngushëllime të sinqerta familjes”, ka shkruar Juli.

Postimi dhe reagimi i Julian Dedës, përkrah fotos me Martinin, e vitit 2021

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?