Këngëtarja Zanfina Ismaili dhe ish-i dashuri i saj Faton Shoshi

VIP & Spektakël

Pas 11 vitesh lidhje, këngëtarja flet për herë të parë për marrëdhënien me menaxherin

10 Nëntor 2018, 15:45| Përditesimi: 10 Nëntor 2018, 15:48

  • Share

Ndoshta ju nuk e keni ditur por këngëtarja Zanfina Ismaili ka qenë e lidhur për 11 vite me menaxherin e saj Faton Shoshin, por asnjëherë  nuk ka folur për këtë gjë. E ftuar në emisionin “Mirage”, Zanfina foli për herë të parë për këtë marrëdhënie që zgjati më shumë se 1 dekadë.

"Ka zgjatur 11 vjet e gjysmë. Është hera e parë që flas. Edhe në dashuri, çdo fillim është i mirë dhe çdo fund është i hidhur. Kur i vjen fundi besimit, vjen edhe fundi i lidhjes,"- u shpreh këngëtarja.

E pyetur nëse pas ndarjes kanë shoqëri, Zanfina e krahasoi ndarjen me një gotë të thyer duke u shprehur se nuk ngjitet më.

"Ne fillimisht kemi qënë shokë për të hyrë pastaj në lidhje. Por 'u thye gota' dhe s'mbeti më as shoqëri. Nuk jam pro shoqërisë pas lidhjes,"- tha Ismaili.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?