Kapiteni i Italisë Giorgio Chiellini

Pas 117 sfidash me kombëtaren, Chiellini thotë ‘stop’: Kundër Argjentinës ndeshja ime e fundit!

26 Prill 2022, 11:49| Përditesimi: 26 Prill 2022, 11:51

  • Share

Më 1 qershor Giorgio Chiellini do zhvillojë ndeshjen e fundit me kombëtaren e Italisë. Mbrojtësi 38-vjeçar njoftoi pas ndeshjes të hënën kundër Sassuolo-s se do mbyll karrierën me kombëtaren në ndeshjen e parë finale që zhvillohet mes fitueses së kampionatit Europian dhe asaj të Amerikës së Jugut që është Argjentina.

“Në moshën 38-vjeçare është normale të ndalosh dhe të kuptosh gjërat. Nëse jam mirë do të luaj dhe do t'i them lamtumirë kombëtares në Wembley, ku arrita kulmin e karrierës. Ndeshja finale me Argjentinën, që është edhe festive, do jetë e fundit për mua me Italinë, jam i sigurtë. Le të krijojmë vend për futbollistët e rinj,”-u shpreh mbrojtësi i Juventusit dhe kombëtares.

Deri më tani Chielllini ka zhvilluar 117 ndeshje me kombëtaren e Italisë, 21 prej të cilave si kapiten. Për rrjedhojë ai është lojtari i katërt me më shumë paraqitje për ‘axurrët’, aq sa edhe De Rossi.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?