Ish-kryeministri Benjamin Netanyahu

Bota

Pas 12 vitesh në pushtet, ish-kryeministri i Izraelit largohet përfundimisht nga rezidenca

12 Korrik 2021, 07:37| Përditesimi: 12 Korrik 2021, 07:41

  • Share

IZRAEL- Pas 12 vitesh në pushtet, ish-kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu së bashku me familjen e tij u largua nga rezidenca zyrtare në Jeruzalem. Ky largim erdhi një muaj pasi humbi postin dhe në pushtet erdhi Naftali Bennett nga radhët e opozitës.

Mediat e huaja raportuan se automjetet që i përkisnin kolonës zyrtare të Netanyahut u larguan nga rezidenca. Ky hap vjen si rezultat i marrëveshjes midis Netanyahu-t dhe Bennett-it muajin e kaluar për të liruar rezidencën më 10-11 korrik.

Largim i Benjamin Netanyahu vjen pasi partitë opozitare të Izraelit nënshkruan një marrëveshje për largimin e kryeministrit pas 12 vitesh. Më 2 qershor u nënshkrua kjo marrëveshje ku drejtimin e vendit partitë opozitare do ta bëjnë me rotacion. Së pari do të udhëheqë kreu i partisë së djathtë Yamina, Naftali Bennett dhe më pas drejtimin do e marrë Yair Lapid, kreu i partisë qendrore Yesh Atid.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?