Bota

Pas 14 ditësh shuhen shpresat nën rrënojat e ndërtesës 12-katëshe që u shemb në Miami, ekipet e shpëtimit ndalin punën: Shanset për të mbijetuar afër 0-së

8 Korrik 2021, 08:44| Përditesimi: 8 Korrik 2021, 15:43

  • Share

Pas 14 ditësh kërkimi dëshpërimisht për të mbijetuarit nën rrënojat e ndërtesës 12-katëshe që u shemb në Miami, ekipet e shpëtimit humbën shpresën dhe ndalën punën e palodhur.

Në “luftë” me kohën, motin dhe gurët kanë qenë ekipet e shpëtimit prej 14 ditësh dhe netësh, të cilët kanë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesës 54 të vdekur, shumica prej të cilëve janë gjetur në shtretërit e tyre, ndërkohë që 86 të tjerë janë ende të bllokuar.

Vendimi i hidhur por pragmatist ka ardhur pas bisedimeve të gjata me familjarët e personave të bllokuar, që deri në momentin e fundit jetonin me shpresën së mund të shihnin sërish fytyrat dhe buzëqeshjet e të dashurve të tyre. Por këto shpresa u shuan, pas 14 ditësh dhe shanset që ata mund të kenë mbijetuar janë gati 0.

“Ne të gjithë kemi punuar me pasion ditë e natë për dy javë për të shpëtuar jetë. Njoftimi sot vjen si rezultat i një konsensusi, pasi mundësia që dikush të jetë ende gjallë është afër zeros.”, tha kryebashkiaku i Surfside Charles Burkett në një konferencë për shtyp.

Ndërtesa është ndërtuar në 1981 dhe kishte më shumë se 100  apartamente. Shkaku i shembjes mbetet ende i paqartë, megjithëse puna për zbulimin e tij po vazhdon. Disa prej qytetarëve të zonës kanë pretendimin se ndërtesa u shemb për shkak se ditët e fundit po punohej në çatinë e ndërtesës, ku janë përdorur edhe pajisje të rënda.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?