Për të numëruar çdo metër tokë që mbillet, çfarë kultivohet, sipërfaqja e fermave bujqësore, makineritë që përdoren e deri tek të punësuarit në këtë sektor, por edhe për regjistrimin e çdo krerë bagëtie, ferme blegtorale apo çdo koshere blete, do të shpenzohen 8.9 milionë euro në 2026-ën.
Vitin e ardhshëm pritet të realizohet ‘Censi i Bujqësisë’, 14 vjet pasi është bërë ‘fotografimi’ i fundit i këtij sektori në Shqipëri.
“Censi i bujqësisë përfshin të gjitha njësitë ekonomike, që kanë në përdorim tokë bujqësore apo që kryejnë aktivitet bujqësor ose blegtoral, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Njësitë ekonomike bujqësore, objekt i censit, tregtojnë plotësisht apo pjesërisht produktet e tyre, ose mbulojnë vetëm nevojat e tyre familjare”, thuhet në nenin 3 të projektligjit që është hedhur në konsultim publik.
Në relacionin e projektligjit thuhet se përmes këtij censi do të sigurohet një informacion i hollësishëm për njësitë ekonomike bujqësore dhe blegtorale, do të ofrohen të dhëna të sigurta që më pas do të diktojnë edhe vendimmarrjet e politikat për këtë sektor si dhe do të krijohet regjistri statistikor i njësive ekonomike bujqësore.
Censi i bujqësisë do të zgjasë 4 javë, ku numëruesit do të shkojnë në çdo cep të Shqipërisë.
Në projektligj është saktësuar se gjatë kësaj periudhe është e ndaluar për të gjithë individët dhe organizatat, të mbledhin të dhëna nga njësitë ekonomike bujqësore.
Për ata që refuzojnë të japin informacion për punonjësit e INSTAT që do të angazhohen në këtë proces, do të ketë gjoba nga 30 mijë lekë deri në 100 mijë lekë.
Brenda 12 viteve sipërfaqja e tokës së mbjellë është tkurrur me 18.7 mijë hektarë, pasi në fund të 2024-ës totali i tokës bujqësore së mbjellë sipas INSTAT ishte 677 mijë hektarë.
Po kështu edhe blegtoria, tufat e bagëtive janë rrudhur me 960 mijë krerë në total. Nëse në 2012 në Shqipëri numëroheshin më shumë se 2.9 milionë krerë lopë, dele e dhi, në fund të vitit 2024 në total ishin 2 milionë krerë.
Ndërsa biznesi i ‘ëmbël’ i mjaltit është shtuar, nga 239 mijë koshere në vitin 2012, në 587 mijë koshere vjet.
Censi i bujqësisë ishte parashikuar për t'u zhvilluar në vitin 2022, por ky proces u shty për në 2024-ën, por as ky objektiv nuk u arrit.
Afati i ri tashmë është 2026, nëse projektligji arrin të miratohet këtë vit.
Komente

Kjo është një grabitje milionëshe edhe censi që u bë ishte një mashtrim asgjë e saktë vetëm vjedhje...
PërgjigjuShpenzim i kote,sidomos kur mendon se si funksionon bujqesia,sot e mbjell,neser e le djerre,sot e kam me prodhim,neser nje permbytje,nje ngrice,morri fund cdo gje,sot gjej treg per molle/portokalle,neser,pasneser nuk gjej treg,i keput nje te prere te gjithe pemeve,nuk po flasim per demet nga zjarret,nuk po flasim as per krahun e punes qe eshte relativ.Nuk ka nevoje per census,mjafton te ngresh drone ne pranvere e vjeshte e i shikon sip.e mbjella e mund t'i besh matjet nga ajri.
PërgjigjuJepini subvencione ato leke me mire.
PërgjigjuNE CENSUS SUGJEROJ edhe nje pyetje shtesë , sa afer e keni qendren e bashkise pas reformes territoriale , pra nese nje fshat ne Tiranë eshte 40 km larg nga qendra (Sheshi Skenderbeg) atehere edhe taksa sa me larg qéndres se bashkise (rrethit) aq me e ulet duhet taksa keshtu i ka Gjermania zvicra dhe cdo qytet apo zone , periferia sidomos kur ska as shume infrastrukture (energji 220V apo internet etj etj) pra sa me larg qéndres dhe infrastrukturés llogjika dhe ligji u jep takse apo presion minimal ! Ndryshon nje zone afer qendres se nje bashkie me nje zone 40 km larg!
PërgjigjuJanë miljona të hedhura kot sepse asgjë nuk do të jetë reale.
PërgjigjuNëse duam të shtojmë blektorine dhe Bujqesine , duhet të gjitha suvecionet të mos kenë kufi . Të suvecionohen që nga një dynym per bujqesine , edhe nga një krerë për blektorinë. Kjo sepse çdo fermer bujqesor dhe blektoral në fillim do ta filloje me pak krere bageti , po keshtu edhe me pak dynym toke. Stimulimi të behet edhe mbi bazen e prodhimit vjetor , te prodhimit bujqesor dhe blektoral. Dhe në qofte se duam te shkojme ne Europe te suvencionojme njesoj si shtetet e Bashkimit Evropian. Faleminderit.