Hong Kongu dhe qytetet jugore të Kinës po luftojnë me përmbytjet pasi rajoni po përballet me reshjet më të dendura të shiut që kanë ndodhur ndonjëherë në histori
Të premten, rrugët dhe stacionet e metrosë janë përmbytur në Hong Kong pasi zyrtarët mbyllën shkollat dhe vendet e punës. Përmbytjet filluan të enjten, por meterologët thane se ato janë më të mëdhatë që kanë goditur qytetin për gati 140 vite.
Shërbimet e urgjencës thanë se më shumë se 100 njerëz ishin dërguar në spital dhe po ashtu ishin shpëtuar disa njerëz. Disa pamje kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ku shiu i dendur i ka kthyer rrugët në lumenj, ku edhe qendrat tregtare janë përmbytur, raporton BBC.
Videot në mediat sociale treguan njerëz duke u ngjitur në makina dhe në vende sa më të larta për t'i shpëtuar përmbytjeve, të cilat janë ngritur disa metra në disa zona, duke bllokuar hyrjet e metrosë.
Një rrugë që lidh ishullin kryesor me gadishullin Kowloon në veri të tij, është përmbytur. Shiu gjithashtu shkaktoi rrëshqitje dheu në zonat malore të Hong Kongut duke bllokuar disa autostrada.
Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur gjithashtu Kinën jugore, qytetin Shenzhen duke raportuar reshjet e tij më të dendura që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1952. Qindra fluturime janë pezulluar në provincën më të gjerë Guangdong, ndërsa autoritetet lokale këshilluan banorët për një evakuim të munshëm.
Miliona njerëz jetojnë në zonat bregdetare të dendura të populluara të Kinës jugore. Administrata meteorologjike e Kinës pret që reshjet ekstreme të shiut të vazhdojnë të premten dhe të shtunën në rajonin jugperëndimor të vendit.
Ndryshimi i klimës ka rritur intensitetin dhe frekuencën e stuhive tropikale, duke çuar në një rritje të përmbytjeve të shpejta dhe dëme më të mëdha.