Pas 14 muajsh në krye të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Prof. Dr. Alma Cani ka dhënë dorëheqjen nga detyra mesditën e sotme, duke lënë pas një periudhë të rëndësishme ndryshimesh dhe përkushtimi të lartë profesional. Në vend të saj, sipas burimeve, pritet të emërohet mjekja pediatre onkohematologe Donjeta Bali. Prezantimi i saj me stafin drejtues të QSUT do të bëhet ditën e nesërme.
Prof. Ass. Donjeta Bali shërben prej 21 vitesh si mjeke pediatre Onkohematologe në shërbimin delikat të Onko-Hematologjisë Pediatrike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë.
Ndërkohë, burimet thonë se Prof. Dr.Alma Cani do kthehet sërish te spitali Shefqet Ndroqi, si nëndrejtoreshë dhe shefe reanimacioni. Gjatë drejtimit të Prof. Dr. Alma Canit, QSUT përjetoi një frymë të re menaxhimi, me fokus te integriteti, rritja e transparencës, përmirësimi i shërbimeve dhe vendosja e standardeve më të larta në kujdesin spitalor.
Prof. Dr. Cani udhëhoqi një institucion të ndërlikuar në një kohë sfidash dhe nevojash të mëdha për modernizim. Ajo mori drejtimin e QSUT më 25 mars 2024, duke zëvëndësuar Albana Ficon.
Komente

Nje zonje e vertete, me prejardhje nga familje intelektuale, kam pare te zbatuar tek kjo mjeke betimin e Hipokratit, te cilen e ndeshim rralle ne ambientet mjekesore. Eshte me e vlefshme aty ku ka qene dhe ka vajtur se sa nje drejtuese e Q S U T.Kam konsideraten me te larte per kete zonje si mjeke dhe si njeri..
Përgjigju