Edmond Panariti në krah të Ilir Metës

Pas 16 vitesh 'la' LSI-në për Presidencën! Panariti s'humb kohë, shfaqet krah Metës në takim

13 Nëntor 2020, 12:32| Përditesimi: 13 Nëntor 2020, 12:42

  • Share

TIRANË- Një ditë pasi dha dorëheqjen nga LSI-ja, pas 16 vitesh në këtë parti, Edmond Panariti ka nisur menjëherë detyrën e re.

Ditën e sotme ai është shfaqur krah presidentit Ilir Meta, në takimin që ky i fundit zhvilloi me Drejtorin Rajonal të OBSH-së për Europën, Dr.Hans Kluge.

Panariti është emëruar në postin e drejtorit të kabinetit në presidencë.

Megjithatë, ditën e djeshme u njoftuan disa ndryshime, ku Panariti nga LSI shkoi në Presidencë, dhe Bahri Shaqirit nga këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare do kandidojë nën siglën e LSI për deputet.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Likja: 13/11/2020 13:09

    E kujt i plasi se ca po ben Panariti,nje kryehajdut ne Ministrine e Bujqesise,cdo lope qe u conte fshatareve me 3 fishin e cmimit ato qe qeveria i jeppte falas,nje njeri pa asnje vlere qe rri krah Monika Kryemadhit,nje lapanjoz me keq se Ilir Meta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?