Francesco Totti dhe Ilary Blasi

Pas 17 vitesh martesë, ndahen Francesco Totti dhe Ilary Blasi

11 Korrik 2022, 18:08| Përditesimi: 11 Korrik 2022, 22:12

  • Share

Çdo fillim e ka një fund. Legjenda e Romës, Francesco Totti dhe partnerja Ilary Blasin ndahen pas 17 vitesh martesë. Dyshja e njohur do t’i ka marrë vendimin që t’i japë fund martesës me konsensus, vendim ky i cili pritej kohësh për shkak të problemeve të ndryshme që raporti mes tyre ka hasur.

Mbyllja formale e marrëdhënies mes yllit të Romës dhe showgirl-it u bë me një deklaratë publike, ku kapiteni legjendar i Romës tha se ishte e dhimbshme, por e pashmangshme. Ndërsa Ilari, në njoftimin e saj kërkoi që të evitohen spekulimet dhe të respektohet privatësia e familjes.

Ndarja ishte e realizuar me marrëveshje të përbashkët edhe në interes të fëmijëve Cristian, Chanel dhe Isabel për të cilën të dy kërkojnë respekt. Çifti u martuan në vitin 2005, në Romë, në një atmosferë të ngrohtë, me një ceremoni luksoze dhe shumë të ftuar VIP.

Thashethemet për mosmarrëveshjet mes tyre nisën që në shkurt. Ish-futbollisti ishte përpjekur të largonte thashethemet për krizën e martesës dhe tradhtinë e tij të dyshuar me 34-vjeçaren Noemi Bocchi, një tifoze e Romës. Madje mediat italiane shkruajnë se Noemi ishte me të në Tiranë në finalen e Konferencës së Ligës, e më pas bashkë me të u nis për në Monte Carlo.

 

Ora 21:58
Ilari bën zyrtar divorcin me Tottin: Evitoni spekulimet! Ish futbollisti: Edhe pse e dhimbshme, ishte e pashmangshme

1657569830_ilari.jpg

Françesko Toti dhe Ilari Blazi kanë zyrtarizuar divorcin mes tyre. Pas disa muajve të turbullt me zëra të ndryshëm për këtë ndarje, çifti ka vendosur të bëjë publike dhe zyrtarizojë ndarjen pas 17 viteve martesë.

‘Pas 20 viteve bashkë dhe tre fëmijëve të mrekullueshëm, martesa ime me Françeskon ka përfunduar. Rrugëtimi i ndarjes do të mbetet gjithsesi një çështje private dhe nuk do të ndjekin deklarata të tjera nga ana ime. I ftoj të gjithë të evitojnë spekulimet dhe sidomos të respektojnë privatësinë e familjes time”, ishte njoftimi që menaxheri i Ilari Blazit publikoi për ndarjen me ish-kapitenin e Romës.

Ndërsa ky fundit doli gjithashtu me një komunikatë të shkurtër për shtyp. “U mundova të kaloja krizën e martesës time, por sot e kuptoj që zgjedhja e divorcit, edhe pse e dhimbshme, nuk mund të shmanget. Çdo gjë që kam thënë dhe bërë në muajt e fundit është thënë dhe bërë për të mbrojtur fëmijët tanë, që do të jenë gjithmonë prioriteti absolut në jetën time. Do të vazhdoj të jem pranë Ilari në rritjen e tre fëmijëve tanë të mrekullueshëm, gjithmonë duke respektuar gruan time. Kam besim të plotë te respektimi i privatësisë tonë, sidomos për shkak të lumturisë së fëmijëve tanë”, shkruante Toti për këtë ndarje.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?