Këngëtarja Eranda Libohova

VIP & Spektakël

Pas 17 vitesh mungesë Eranda Libohova rikthehet në festivalin e këngës

17 Tetor 2018, 17:50| Përditesimi: 17 Tetor 2018, 18:04

  • Share

Eranda Libohova është një nga këngëtaret më të dashura për shqiptarët. Balada e saj e fundit ‘Pres të më thërrmosh’, pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe dëgjohet kudo. Mirëpo artistja shqiptare ka shumë vite që është shkëputur nga festivalet dhe është shprehur se i mungon të kënduarit ‘live’.

E ftuar në “Lart e Poshtë”, në RTSH, Eranda u shpreh: “Kam një sekret të cilin po e ndaj për publikun. Unë kam dëshirë të marr pjesë në festivalin e këngës. Më pëlqen të këndoj ‘live’ dhe e dua skenën, orkestrën dhe mendoj se do të rikthehem, jo sepse dua ‘Eurovizionin’, por sepse e dua muzikën.”

Këngëtarja i mungon skenës së “Festivalit të Këngës në RTSH” prej 17 vjetësh.

 

Komento

Komente

  • Albana: 08/12/2018 21:36

    Eranda Libohova zbukuron cdo skene Festivali eshte vecse i nderuar me pjesmarrjen e saj

    Përgjigju
  • Fredi: 17/10/2018 17:59

    Për ç farë arsye u rikthye? Lerini të rinjtë tani, jo po të çojmë Kozmanë në Eurosong!

    Përgjigju
    • Turi: 03/12/2018 01:32

      Je në kohë për të bër ndonjë lek duke kënduar në vënde të tjera e jo në skena festivalësh.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?