Ambasadori i ri i SHBA-së në BE, Gordon Sondland dhe presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk

Bota

Pas 18 muajsh, SHBA-të caktojnë ambasadorin e ri në BE

10 Korrik 2018, 06:15| Përditesimi: 10 Korrik 2018, 06:41

  • Share

Ambasadori i ri i SHBA-së në BE, Gordon Sondland, prezantoi sot kredencialet pranë institucioneve europiane në Bruksel, rreth 18 muaj pas largimit të paraardhësit të tij nga BE.
“Sondland mbërriti në Bruksel më 8 korrik dhe paraqiti kredencialet e tij sot në Komisionin Europian dhe tek presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk”, njoftoi në një komunikatë ambasada e SHBA-së në BE.

“Si ambasador, do të punoj për të përforcuar partneritetin e ngushtë mes BE-së dhe SHBA-së”, premton në profilin e tij “Twitter” Sondland, i cili merr detyrën në një kontekst të tensioneve të forta transatlantike që prej ardhjes së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?