TIRANË- “Një ditë nga jeta e një bujku” ky është titulli i reportazhit të radhës që ju propozojmë të ndiqni. Zyhdi Muja banor në fshatin Bërzhitë të Tiranës, në një rrëfim ekskluziv për syrin e kameras së emisioneve Veri Jug.
Pas studimeve të larta i diplomuar në degën e zooteknikës, Zyhdiu ka emigruar për 18 vjet në vendin fqinj, në Greqi dhe, pas një përvoje pozitive, vjen në fshatin e lindjes me ide interesante për t’i kthyer tokat e të parëve në ullishta. Historia e familjes Muja, një muze i vogël etnografik në kopshtin e shtëpisë, udhëtim drejt shtëpisë së vjetër edhe ajo si një muze I vogël I familjes dhe në fund ndalesë në ullishten e bujkut Zyhdi Muja.
Janë rreth 150 rrënjë ullinj që japin 20 kuintal prodhim dhe 2 kuintal vaj ulliri, të mjaftueshme për nevojat e familjes dhe për pak tregti, në ndihmë të ekonomisë së familjes.
BRESHKA do ferre,,nuk rri dot ne rruge...
Përgjigju