Pas 19 vitesh, qeveria afgane nis bisedimet me talebanët për paqen

12 Shtator 2020, 12:03| Përditesimi: 12 Shtator 2020, 12:08

  • Share

19 vite konflikt mes trupave të qeverisë afgane dhe talebanëve duket se janë afër fundit. Mëngjesin e së shtunës në Katar nisën bisedimet e paqes qe duhet të kishin filluar në shkurt por  mosmarrëveshjet mbi shkëmbimin e të burgosurve i bllokuan ato. Këto janë hapat e para të drejtpërdrejta midis Talebanëve dhe përfaqësuesve të qeverisë Afgane.

Militantët  deri në shkurtin e 2020 kur u arrit një marrëveshje mes SHBA dhe talebanëve kishin refuzuar të takoheshin me qeverinë, duke i quajtur ata "kukulla" amerikane. Të dy palët po synojnë pajtimin politik dhe një fund të dhjetëvjeçarëve të dhunës, i cili filloi me pushtimin Sovjetik 1979.

Bisedimet qeveri-talebanë pritet të jenë edhe më të komplikuara, ku shumë shqetësohen se të drejtat e grave do të sakrifikohen gjatë rrugës. Ceremonia e përurimit vjen një ditë pas 19 vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara. Forcat amerikane ndërhynë në Afganistan me urdhër të Presidentit George Ë. Bush një muaj pas sulmeve për të kapur organizatorin e tyre, liderin e Al Qaedës Osama bin Laden

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?