Kultura

Pas 2 dekadash rikthehet jeta kulturore në Krujë (VIDEO)

12 Shkurt 2022, 14:36| Përditesimi: 12 Shkurt 2022, 14:43

  • Share

Pas 20 vitesh degradim, Pallati i Kulturës në Krujë i është rikthyer jetës kulturore duke dhënë shfaqje në sallat e restauruara. Prej gati 2 dekadash, banorët e Krujës ndoqën mbrëmjen e djeshme shfaqjen e parë në Pallatin e Kulturës.

Pas degradimit nga mos investimit në kohë dhe dëmeve që më pas la tërmeti i 26 nëntorit 2019, salla e koncerteve është rikostruktuar me fondet e Ambasadës Zviceriane, Austriake dhe Bashkisë Krujë.

Aktualisht kjo sallë në Pallatin e Kulturës është restauruar me standardet më të mira duke u vënë në dispozicion artdashësve krutanë.   

Investimi për rehabilitimin e Pallatit të Kulturës “Ibrahim Bërdaku” në Krujë, kapi vlerën e 26.7 milionë lekëve dhe pritet të rigjallërojë jetën artistike të qytetit qe prej vitesh kishte 'rënë në gjumë'.

I.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?