Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, deklaroi se që nga 20 janari, vendi i saj ka pritur rreth 11,000 emigrantë të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara.
Më herët këtë javë, Sheinbaum arriti një marrëveshje me presidentin amerikan Donald Trump për të pezulluar tarifat mbi mallrat meksikane, në këmbim të dislokimit të Gardës Kombëtare Meksikane në kufirin verior.
Ky vendim synon të reduktojë numrin e emigrantëve të paligjshëm që përpiqen të hyjnë në SHBA.
Ndërkohë, administrata e re amerikane ka nisur një fushatë intensive për dëbimin e emigrantëve pa dokumente, përfshirë edhe një urdhër të Trump që ndalon dhënien e shtetësisë për fëmijët e lindur në SHBA nga prindër të paligjshëm.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)