Ana Belen Montes

Pas 20 vjetësh, lirohet nga burgu spiunia më e rrezikshme në SHBA, ish-zyrtarja e lartë amerikane që spiunoi për Kubën

8 Janar 2023, 22:36| Përditesimi: 8 Janar 2023, 22:55

  • Share

SHBA- Ana Belen Montes, një nga spiunet më të famshme të Luftës së Ftohtë, e cila u zbulua se kishte spiunuar SHBA- në për llogari të Kubës, është liruar nga burgu pas 20 vitesh.

Montes, tani 65 vjeçe, ka punuar si analiste për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes dhe për dy dekada i ka dhënë Kubës informacione të klasifikuara.

Pas arrestimit të saj në vitin 2001, zyrtarët thanë se ajo kishte zbuluar pothuajse tërësisht operacionet e inteligjencës amerikane në ishull. Një zyrtar tha se ai ishte ndër "spiunet më të dëmshme" që SHBA kishte kapur.

Michelle Van Cleef , e cila ishte kryetarja e kundërzbulimit nën George W. Bush, i tha Kongresit në vitin 2012 se Montes kishte "ekspozuar pothuajse gjithçka që SHBA dinte për Kubën dhe se si vepronte  në Kubë"

“Pra, kubanezët dinin shumë mirë gjithçka që dinim për ta dhe mund ta përdornin atë në avantazhin e tyre. Për më tepër, ajo ishte në gjendje të ndikojë në vlerësimet e Kubës në diskutimet e saj me kolegët dhe gjithashtu shfrytëzoi mundësinë për t'u ofruar fuqive të tjera informacionin që kishte marrë.", tha ajo.

Pas arrestimit të saj, Montes u akuzua se kishte dhënë identitetin e katër spiunëve amerikanë. Ajo u dënua me 25 vjet burg, ndërsa gjyqtari i çështjes e akuzoi atë për rrezikim të "kombit në tërësi".

Megjithatë, ndryshe nga spiunët e tjerë të profilit të lartë të arrestuar gjatë Luftës së Ftohtë, Montes ishte e motivuar nga ideologjia dhe jo nga përfitimet personale.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?