Pas 20 viteve në robëri në një lokal në Tiranë, CNN publikon video nga ariu i murrmë në mes të pyllit

10 Janar 2023, 16:17| Përditesimi: 10 Janar 2023, 16:25

  • Share

AUSTRI- Pasi qëndroi për 20 vite në ‘robëri’, i mbyllur brenda kafazit të një restoranti në Tiranë, ariu i murrmë Mark tashmë është i lirë. CNN i cili e ka ndjekur çështjen e tij hap pas hapi, ka publikuar së fundmi një video, ku tregon ariun teksa lëviz i lirë në pyll mes dëborës, aty ku dhe ka vendin.

Rasti i ariut të murrmë u soll në vëmendje nga mediat italiane të cilat i kushtuan një artikull për mënyrën sesi ai mbahej në një kafaz të një restoranti në Tiranë, një atraksion tradicional për klientelën, por që tregonte keqtrajtimin e këtyre kafshëve. Pasi kësaj reagoi “Four Paws”, një organizatë globale për mirëqenien e kafshëve me seli në Vjenë. Ajo mori përsipër largimin e ariut Mark nga kafazi drejt strehimores në Austri.

Në vitin 2016, në Shqipëri, sipas "Four Paws" kishte rreth tridhjetë raste si ai i ariut të murrmë Mark, por shumica prej tyre, falë ndërhyrjes së organizatave për mbrojtjen e kafshëve, mundën të shpëtoheshin dhe të transferoheshin në vendstrehime të arinjve jashtë vendit.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?