Sport

Pas 21 vitesh pa bileta, 'Tifozat Kuqezi' ankohet te Gjimshiti! Kapiteni i Kombëtares: Do flas me federatën (VIDEO)

22 Mars, 16:33| Përditesimi: 22 Mars, 16:42

  • Share

Një video e regjistruar direkt pas përfundimit të ndeshjes në Uembley me Anglinë tregon ultrasit e kombëtares, ‘Tifozat Kuq e Zi’, të cilët vënë në dijeni kapitenin Berat Gjimshiti se federata nuk u jep më bileta pas 21 vitesh. Gjimshiti filimisht pyet nëse kjo ka ndodhur vetëm për ndeshjet në transfertë apo edhe ato në Tiranë, ndërsa tifozët i kthehen duke thënë se nga sfida me Anglinë nuk kanë më mundësi të prenotojnë biletat.

Pas kësaj bisede Gjimshiti u premton tifozëve se do të flasë me federatën. Më herët Tifozat Kuq e Zi, me anë të një deklarate thanë se pas 21 vitesh federata nuk iu rezervon më bileta për shkak se refuzuan publikisht Evropianin U-21 me Serbinë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?