Saimir Tahiri në momentin e dhënies së dënimit

Pas 3 ditësh në qeli, Saimir Tahiri takoi sot bashkëshorten, i pranishëm edhe avokati

7 Shkurt 2022, 16:48| Përditesimi: 7 Shkurt 2022, 16:53

  • Share

Pas 3 ditësh në qeli, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka takuar bashkëshorten e tij. Takimi u zhvillua pasditen e sotme në ambientet e paraburgimit në burgun 313, ku i pranishëm ishte edhe avokati i Tahirit, Maks Haxhiaj. Kujtojmë se Haxhiaj ka bërë me dije se në ditët në vijim do t’i drejtohen me rekurs Gjykatës së Lartë për vendimin e Apelit të GJKKO.

Pas dënimit me 3 vite e 4 muaj burg, Tahiri u transferua në burgun 313, ku u vendos në godinë nr.2, godina e re e burgut. Për arsye sigurie ai është lënë i vetëm në një qeli, pasi në kohën kur ka qenë ministër i Brendshëm, janë arrestuar shumë nga të burgosurit që ndodhen aty. Ish ministri do të jetë nën vëzhgimin e autoriteteve të IEVP për 10 ditë, ndërsa pritet që dhe dënimin ta kryer po te 313.

Pas një seance maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.  Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal". Në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizon se rezulton se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës.

Sipas Gjykatës, Tahiri provohet se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj për përfitime të padrejta dhe njëkohësisht shpërdorimi i detyrës duke dëmtuar interesat e shtetit. 

Ndërkohë, 2 prej 3 gjyqtarëve të Apelit të GJKKO që kanë dënuar Saimir Tahirin me 3 vite e 4 muaj burg ishin në konflikt interesi. Prapaskena u vërtetua dje nga Report Tv, dy ditë pas vendimi që çoi në qeli ish-ministrin e Brendshëm.

Vendimi për dënimin e ish ministrit të Brendshëm është marrë nga një trupë gjykuese, e kryesuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi, për të cilin në vitin 2014 vetë Saimir Tahiri kishtë kërkuar ndëshkim për shkelje në 3 procese gjyqësore. Ndërkohë që edhe gjyqtari tjetër Florjan Kalaja ishte në konflikt interesi. Vëllai i tij Aulon Kalaja është anëtar i Këshillit kombëtar të PD dhe gjithnjë ka mbajtur qëndrime shumë të ashpra ndaj Saimir Tahirit.

Kujtojmë se Saimir Tahiri e nisi ‘betejën’ e tij me drejtësinë në vitin 2017, kur kishte 4 vite ministër i Brendshëm, si ministri më jetëgjatë në atë dikaster. Organet e drejtësisë e vunë në shënjestër pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.

Komento

Komente

  • Kasem Gahinji: 07/02/2022 18:49

    Nuk me tingellon mire nje shprehje qe e lexoj edhe ne shkrime te tjera pas arestimit te sajmir tahirit."mbahet i vecuar dhe nen vrojtim 24 ore se i rezikohet jeta ,ngaqe ne kete burg ndodhen persona qe jane arestuar kur ka qene minister i brendeshem..."cfare lidhje ka kjo?Me thoni nje emer te arestuar dhe denuar me urdher ministri?!Atehere dhe sot.A mos kemi te bejme me nje kercenim me jete ndaj tij?Mos valle jane vene ne levizje segmente te krimit per eliminim fizik,ose per kercenim "mbyll gojen se te kemi ne dore,ne observim dhe me jete."Kujt i intereson?Atyre qe manipuluan faktet dhe akuzat .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?