Adele është një nga këngëtaret më potente në mbarë botën. Pasi fitoi zemrat e publikut ajo vendosi të shkëputet nga skena për një kohë duke iu dedikur familjes. Mirëpo tashmë lajmërohet se ajo i ka dhënë fund martesës së saj tre vjeçare me bashkëshortin Simon Konecki.
Këngëtarja u martua me Koneckin, sipërmarrës i një shoqate bamirësie, në vitin 2016 pas 5 vitesh lidhjeje. Çifti tha se kërkon privatësi dhe nuk dha detaje të mëtejshme mbi arsyet e ndarjes. Ata janë prindërit e një djali 6 vjeçar.
Komento
Komente
