Bota

Pas 3 vitesh në Shtëpinë e Bardhë, jep dorëheqjen zëdhënësja e presidentit Trump

14 Qershor 2019, 08:30| Përditesimi: 14 Qershor 2019, 08:34

  • Share

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders do të largohet nga detyra e saj në fund të këtij muaji. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i SHBA Donald Trump. Ai njoftoi se Sanders do të kthehet në shtëpinë e saj në Arkansas, teksa e ka përshkruar si një grua "luftëtare".

"Pas 3 viteve e gjysmë Sarah Sanders do të lërë shtëpinë e Bardhë në fund të muajit dhe do të kthehet në shtëpinë e saj në Arkansas. Ajo është një luftëtare, të gjithë jemi luftëtarë, të gjithë duhet të jemi luftëtarë", shkruan Trup në një status në rrjetet sociale.  


Postimi i Donald Trump

36-vjeçarja ka qenë një mbështetëse e madhe e presidentit Trump, e cila në një nga daljet e saj publike ka deklaruar se "Zoti do që Donald Trump të bëhet president". Deri më tani nuk ka një emër që përflitet se do të jetë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?