Sociale

Hapet tregu i rikonstruktuar i Rusit në Shkodër, investimi 36.6 mln lekë! Tregtarët: Të kënaqur

15 Dhjetor 2024, 13:24| Përditesimi: 15 Dhjetor 2024, 16:39

  • Share

Kjo e diel e 15 dhjetorit ashtu siç ishte paralajmëruar nga kryebashkiaku Benet Beci, ka shënuar edhe hapjen e tregut të rikonstruktuar tërësisht të tregut të Rusit.

Një investim modern që ka sjellë përmirësime të dukshme të kushteve të tregtimit. Pas 30 vitesh në kushte të papërshtatshme dhe larg standardeve higjeno-sanitare, tregtarët dhe qytetarët shprehen të kënaqur me ambientet moderne dhe funksionale, investim i cili ka qenë shumë i nevojshëm. Ata kanë falënderuar kryetarin e Bashkisë, Benet Beci, për përkushtimin dhe realizimin e shpejtë të këtij projekti cilësor.

‘Jemi rregulluar më në  fund, falenderojmë shumë kryetarin, kemi pasur kushte shumë të vështira më parë, as në Somali nuk kanë qenë kushtet si kanë qenë këtu’, tha një tregtare.

‘Ndryshim si nata me ditën, ka qenë për faqe të zezë’, tha një tjetër.

‘Kam 30 vite që e bëjë këtë punë dhe kurrë s’kemi qenë më mirë. Jemi të kënaqur’, tha një tjetër

Tregu i Rusit, kap shifrën e 36.6 milion lekëve, si bashkëfinancim i Bashkisë Shkodër dhe AZHBR. Rikonstruksioni i këtij tregu shërben për përmirësimin e kushteve të tregtimit sipas standardeve për shitësit dhe blerësit e produkteve, duke krijuar një ambient funksional dhe higjenik si dhe duke siguruar mbrojtjen nga faktorët atmosferik.

Me anë të këtij investimi tashmë është bërë i mundur ndërhyrja në sistemimin e sheshit, ndërtimin e mbulesës së markatës, ndriçimi i tregut, ndërtimi i moduleve të reja për tregtarët ambulant, përmirësimi i kushteve të tregtimit dhe ruajtja e produkteve deri në tavolinën e konsumatorit.

Afatet për përfundimin e këtij investimi kanë qenë 12 muaj por pas ndërhyrjes së kryebashkiakut Benet Beci investimi është përfunduar në një kohë rekord prej 5 muajsh, me qëllim që tregtarët të riktheheshin në vendet e tyre për ti shërbyer konsumatorëve edhe në këto ditë festive të dhjetorit.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lulzim: 16/12/2024 17:35

    Banoret e Shkodres , e mbajtshin me shnet , tregun e ri te peme dhe perimeve ! Krytar ztn. Beci , po ban pune shume te mira , per Shkodren dhe rrethin e saj , te lutem nje venendje edhe per te ato rruget ne malsin e Shkodres , te bahen dhe tu mundesohet shtetasve Shqiptar dhe turisve ti vizitojne ato vend ,peisazhe te mrekullushme qe na i ka dhane i lmadhi Zot , ne perdorim , ti kultivojme, ti mbajm dhe ti mirembajme si shnetin tone ! Respekt !

    Përgjigju
  • Ajo: 16/12/2024 07:10

    Shume bukur po nuk e kuptoj kur do behet edhe ne vlore keshtu se eshte edhe qytet touristik dhe shitet cdo gje ne toke?

    Përgjigju
  • Rita: 16/12/2024 00:16

    Bravo Z.Benet Beci! Pak me vonese po ju erdhi dita me gezu e me ja nderru faqen Shkodraloces tone qe ashte lane mbase dore tash 32 vjet nga Sali Berisha dhe budallenjet qe e kan perkrahun per asgja ! Bravo Z.Benet Beci , shkodra dhe shkodranet do te jene gjithmone me ty e punen e mire qe po ban ne shkoder! Falimners shume !

    Përgjigju
  • Tregtari: 15/12/2024 23:37

    Edhe para 7-8 vitesh Krietarja hajdute Ademi!e ndërtoj me miqtë e saja, që jua dha tenderin dhe ishte një treg skandal! me miliona euro të hargjuar për ta ndërtuar, dhe tregtarët mbeten të zhgënjyer nga ndërtimi i tijë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?