Pas 30 vitesh u kthye nga Greqia, s'ka energji elektrike për të punuar! Nazif Tafa 50 vjet saldator, do të lërë sërish Shqipërinë

12 Janar 2022, 20:25| Përditesimi: 12 Janar 2022, 20:34

  • Share

Nazif Tafa ka 50 vite që punon si saldator, duke qenë pjesë e ekipit të punës së Urës së Patrës në Greqi, ku ka jetuar prej vitit 1992. Me rikthimin e tij në Berat, po përballet me veshtirësi që nuk i kishte parashikuar.

"Nuk dua asnjë lloj ndihme, vetëm lidhni energjinë elektrike sepse dua të punoj, kërkojnë para që nuk i paguaj dot. Të gjitha thëniet e kryeministrit që tha kthehuni se do ju ndihmojmë, ja u kthyem, ju spo na lidhni dritat që të punojmë se unë kështu do e ushqej familjen."-shprehet ai.

Mes vështirësive, ai është përballë një zgjidhjeje që nuk e shpreh me aspak dëshirë.

"Jam i detyruar të vesh atë pallton prap, siç kam ikur në 92, të iki prap."-tha Tafa.

Me bashkëshorten e sëmurë e cila të vetmen të ardhur ka 3 mijë lekë nga KEMP-i dhe një djalë i cili pas studimeve universitare nuk arriti të gjej punë, Nazif Tafa e ka të vështirë të mbijetojë në Goriçan të Beratit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhixhi: 12/01/2022 21:07

    Te gjithe ne qe jemi kthyer e kuptojme se ky vend nuk ndryshon kurre.

    Përgjigju
  • beratsi: 12/01/2022 20:41

    Ik Nazif me vrap nga ky vend se do vdesesh per buke.

    Përgjigju
  • Mizafer: 12/01/2022 20:37

    Ai vend esht i djallzuar, i banuar vetem nga dreqninj por zoti do drejtësia e re ti vej me binaret e duhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?