Gjermania është kampionia e Evropës në basketboll për meshkuj. Panzerat mposhtën në finalen e Letonisë Turqinë me rezultatin 88-83, në një ndeshje që u vulos në sekondat e fundit.
Për Gjermaninë ky është titulli i dytë në histori pas atij të fituar në vitin 1993, duke u rikthyer në fronin e kampionit të Europës pas 32 vitesh. Ndërkohë që, Gjermania është edhe kampione e botës në fuqi. Për Turqinë një finale e humbur në “fotofinish”, duke mos ngritur dot lart trofeun, në një ndeshje që në përgjithësi e udhëhoqi, por pa mundur dot të bëjë hapin e fundit.
Komento
Komente
