GJKKO e liroi nga 'arresti shtëpiak', Berisha kthehet në PD pas 331 ditësh, sulmon Ramën: Je puçist! Krijo qeveri teknike ose mosbindja civile është gati

27 Nëntor, 13:39| Përditesimi: 27 Nëntor, 20:36

  • Share

Me fjalim të përgatitur, duke e lexuar në letër para mbështetësve në oborrin e selisë blu prej nga ku qëndroi larg prej gati 1 viti, Sali Berisha e quajti lirinë e tij fitore që duhet të gëzojë edhe socialistët.

"Piramida më e madhe e mashtrimi në historinë e drejtësisë europiane pas luftës së dytë botërore, mori sot goditjen më fatale. Sot është një ditë e mirë një ditë shprese, edhe për ata që s’janë opozitarë, edhe për kundërshtarët, se sot nuk fitoi Berisha, ka fituar e vërteta", tha Berisha. 

Tashmë që la arrestin e shtëpisë, për herë të parë Berisha nuk artikuloi më akuza ndaj sistemit të drejtësisë, por përkundrazi, ndau falënderime për gjyqtaren që i dha lirinë.

Falënderoj gjykatësen e cila nderoi ligjin e moralin. Uroj, që ligji dhe morali të udhëheqë çdo punonjës të shtetit shqiptar.  U përpoqën të shkatërrojnë PD, të asgjësojnë Sali Berishën sepse mbrojti interesin kombëtar shqiptarëve dhe luftoi për ju. U përpoqën të fshijnë historinë, NATO, liberalizimin e vizave. Ky skenar diabolik do kishte qenë i suksesshëm, u sulmuam nga mafia më e rrezikshme në planet, Rama Soros. Ne ia dolëm triumfuam. Hap pas hapi ne i fituam betejat dhe kjo vetëm falë jush.

Por në konferencë me gazetarët tashmë jo më virtualisht u kujdes të theksojë se për Altin Dumanin ndan sërish të njëjtin mendim.

Pas qindra fjalimeve nga dritarja e shtëpisë së tij në katin e 8, tashmë jo më poshtë ballkonit, militantëve u tha përballë aksionin e tij në vijim.

“Kam thyer rekord me fjalime, tani veprimi do jetë kryefjalë e Berishës”. 

Autorit kryesor të grushtit të shtetit ndaj opozitës siç ai e quan, kryeministrit Edi Rama, i përsëriti thirrjen.

Kam dhe një fjalë të fundit për autorin kryesor të grushtit të shtetit. Edi Rama. Krijo qeverinë teknike, mos e zvarrit kot narko pushtetin tënd se veç Zoti e ka thënë që të kthehem unë pastroni shtëpinë. Ne do pastrojmë shtëpinë me ndihmën e Zotit. Krijo qeverinë teknike, se mosbindja civile është gati në radhë. Këta burra e gra do ketë liderin me vete. Piramida e mashtrimit sot u shfaros përfundimisht. Do përgjigjesh për 1 vit që ke lënë kryetarin në arrest. Do përgjigjesh për atentatin ndaj tij. Për dy vite që grabite flamurin e PD-së.  Ke vetëm një rrugë, qeveri teknike, pse ke frikë nga vota e shqiptarëve. Sot ishte një fitore. Ju ftoj të bashkohemi të gjithë. Boll keni vuajtur ju dhe Shqipëria për shkak të Edi Ramës. Boll keni qenë peng, Shqipërinë do e shpëtojmë së bashku. Triumfojmë mbi çdo armik, është radha jonë. O sot o kurrë!

 

 

Ora 14:21
GJKKO e liroi nga arresti shtëpiak, Berisha: U përpoqën të blejnë heshtjen time! U bënë qesharak

Sali Berisha mbajti një fjalim para mbështetësve në oborrin e selisë së PD-së pasi u lirua nga GJKKO prej arrestit shtëpiak. Berisha thotë se u përpoqën të blejnë heshtjen e tij por nuk ia dolën dot.

'Mendoni sa fitore arritëm në këtë vit të vështirë. Tashmë e kemi shtruar rrugën që do sjell PD në pushtet. Na përçanë dhe u bashkuam, na hodhën barin ua kthyem në grazhd. Na vodhën flamurin por e fituam me qëndresë. Kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtare. Mashtruan se Berisha është i manipuluar por hetim nxori se u arrestua se mbrojti interesin kombëtar. Sepse provë e vetme që gjetën ishin bamirësitë e vajzës sime ndaj familjeve me aftësi ndryshe dhe pagesat e shërbimeve mjekësore të paguara për mua. U përpoqën të blenin heshtjen e Sali Berishës. U bënë qesharak. Ndriçuat çdo natë në rrugën e shpresës. Nga sot dritën e kësaj rruge do ta përhapim, Shqipëria duhet të jetë vendi i shpresës dhe jo i krimit dhe narko trafikut.'

Ora 14:12
11 muaj arrest shtëpiak, Berisha: Theva rekordin, 330 fjalime gjatë vitit! Tani e tutje, veprimi do jetë kryefjala ime

Kreu i PD-së Sali Berisha pasi fitoi lirinë prej arrestit shtëpiak mbajti një fjalim para mbështetësve në oborrin e selisë së Partisë Demokratike. Berisha u shpreh ndër të tjera se gjatë një viti arrest shtëpiak, ka thyer rekordin duke mbajtur 330 fjalime.

'Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligje dhe kushtetuta. Këtë vit kam thyer rekordin për numri e fjalimeve, 330 të tilla. Tani e tutje veprimi do jetë kryefjala e Berishës, kryefjala jonë. Ka ende disa mesazhe të rëndësishme që duhet t’ju them shqiptarëve. Dua të falënderoj shqiptarët, familjen time. Dua të falënderoj  qindra mijëra që me qëndresën e pamposhtur shndërruan rrugicën në bulevardin e shpresës. Do mbeteni frymëzimi im. Falënderoj bashkëpunëtorët e mi, demokratët që me mosbindjen e tyre në kushtet më të vështira. Falënderoj çdo shqiptar kudo sepse pa mbështetjen tuaj kjo fitore nuk do ishte e mundur.'

G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?