Pas 38 vitesh, shpërthen për herë të parë Vullkani më i madh në botë Mauna Loa në Hawaii (VIDEO)

30 Nëntor 2022, 22:09| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 22:08

  • Share

 

Mauna Loa i Hawait, vullkani më i madh aktiv në botë, filloi të shpërthejë të dielën për herë të parë që nga viti 1984, duke i dhënë fund periudhës së tij më të gjatë të qetë në histori.

Në mbrëmje, qielli mbi ishullin më të madh të Hawait u bë ngjyrë e kuqe, teksa llava e doli në majën e vullkanit rreth orës 23:30 me orën lokale, raportojnë mediat e huaja.

Llava nuk kërcënon për momentin banorët e Havaiit, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, raportojnë mediat e huaja.

Shërbimi paralajmëroi banorët të hënën se ciflat e vullkanit të cilat janë të imëta mund të bllokojnë rrugët.

Mauna Loa ngrihet në lartësi 4,169 metra mbi Oqeanin Paqësor, pjesë e zinxhirit të vullkaneve që formuan ishujt e Hawait. Për herë të fundit shpërtheu në mars dhe prill të vitit 1984, duke dërguar një rrjedhë llave brenda 8.05 km nga Hilo, qyteti më i madh i ishullit.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Havait tha se kishte hapur dy strehimore në ishull si një masë paraprake, por gjithashtu theksoi se nuk ka shenja se llava do të kërcënojë zonat e populluara dhe se nuk kishte lëshuar asnjë urdhër evakuimi.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?