Pas 4 ditësh, është bërë e mundur hapja e rrugës që të çon drejt fshatit Panarit në Korçë. Rruga ishte bllokuar si pasojë e reshjeve të dëborës, që përfshinë qarkun e Korçës, në ditët e fundit.
Ndërsa raste me fraktura gjatë këtyre ditëve në qarkun Korçë, janë paraqitur në spital rreth 13 persona. Ndërkohë ditën e sotme në qarkun e Korçës nuk ka pasur reshje, ndërsa temperaturat vijojnë që të mbeten të ulëta deri në -10 gradë C.
Në akset nacionale dhe turistike: Korçë-Erseke -Leskovik, Korçë -Voskopojë, Ķorçë – Dardhë qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme, ndërsa rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.
Në orët e para të mëngjesit është bërë kriposja e rrugëve me material të përzierë Kripë + Granil, për mos krijimin e gjurmëve të akullit në rrugë.