VIP & Spektakël

Pas 4 vitesh, këngëtarja shqiptare ndahet nga i dashuri balerin

8 Shtator 2019, 15:57| Përditesimi: 8 Shtator 2019, 15:58

  • Share

Katër vite pasi u dashurua në një spektakël me partnerin e saj të kërcimit, Rovena Dilo e gjen veten sërish single. Këngëtarja e njohur thuhet se këngën e re të Adi Hilës me titull “Do të çmend” ia ka dedikuar pikërisht balerinit Eltion Merja, me të cilin është ndarë pas 1 viti bashkëjetesë.
Burime të "Panorama plus" kanë mësuar se Rovena dhe Eltoni i kanë dhënë fund lidhjes së fundmi, pas 4 vitesh lidhje dhe 1 viti bashkëjetesë. Madje dyshja e ka fshirë njëri-tjetrin nga Instagrami dhe çdo foto që kishin bashkë.
Nuk dihet arsyeja çfarë solli në ndarjen e Rovenës nga balerini, të cilin ajo e kishte përfshirë madje në projektet e saj artistike, pasi kishte bërë deklaratën e fortë se kur e shihte tek kërcente, mbetej pa frymë.

Komento

Komente

  • Gzimi: 09/09/2019 17:30

    Kjo e cmendmja, mire qe e ka mbajtur tjetri kaq shume. Nuk e duron njeri me shume se 24 ore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?