Eduart Makri

Pas 4 vitesh, regjisori Eduart Makri lirohet nga detyra si Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

29 Qershor 2023, 21:02| Përditesimi: 29 Qershor 2023, 21:06

  • Share

Eduart Makri nuk është më Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Vendimi është marrë sot nga qeveria.

Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, ndërsa vjen me propozim të Ministrisë së Kulturës. 

“21.3.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave vendosi Z. Eduart Makri, kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”,- thuhet në vendimin e qeverisë.

Regjisori Eduart Makri drejtonte qendrën Kombëtare të Kinematografisë prej 17 prillit 2019.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?