Sateliti i NASA-s

Pas 40 vitesh në hapësirë, sateliti i NASA-s do të rrëzohet këtë fundjavë në Tokë

7 Janar 2023, 18:31| Përditesimi: 7 Janar 2023, 18:34

  • Share

Një satelit i NASA-s pritet të bjerë në Tokë këtë fundjavë pas gati 40 vitesh në hapësirë. Sateliti buxhetor i rrezatimit të tokës (ERBS) u lëshua në 1984 në bordin e anijes hapësinore Challenger.

Fillimisht u dërgua në hapësirë me një jetëgjatësi prej vetëm dy vjetësh për të studiuar se si Toka thith dhe rrezaton energji nga dielli. Por sateliti vazhdoi të bënte matje të ozonit dhe të tjera atmosferike deri në daljen së tij jashtë funksionit.

Tani objekti me peshë 2,450 kg është vendosur të rrëzohet përsëri në Tokë. Por ekziston mundësia që mbetjet e satelitit të shkaktojnë dëme të caktuara.

Sipas Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, sateliti pritet të zbresë të dielën mbrëma. Sateliti pritet të kalojë mbi Afrikë, Azi, Lindjen e Mesme dhe zonat më perëndimore të Amerikës Veriore dhe Jugore.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?