Pas 48 vitesh punë profesor Dhimitër Kraja i bashkohet luftës kundër COVID-19! Ja çfarë shkruan djali i tij, DJ i njohur

28 Mars 2020, 10:25| Përditesimi: 28 Mars 2020, 17:43

  • Share

Pas 48 viteve punë në spitalin Infektiv profesor Dhimitër Kraja iu përgjigj i pari thirrjes për t’u rikthyer në shërbim, për të ndihmuar kolegët në kurimin e pacientëve të infektuar me COVID-19.

"Prof. Dhimitër Kraja ka një jetë që shërben në spitalin Infektiv. Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, pas 48 vitesh punë, është përgjigjur i pari thirrjes për t’u kthyer në shërbim, për të ndihmuar stafin e palodhur të Infektivit në këto ditë të vështira", shkruan ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Djali i tij është DJ i njohur, Vik Kraja, i cili ka ndarë në rrjetet sociale një postim për babain e tij bashkë me apelin për të qëndruar në shtëpi.

"Heronjtë e së nesërmes. Nuk e di sa vite dhe sa orë punë bëhen po t'i mbledhësh një nga një në këtë foto. Po luftojnë për ne, dhe si shihet nga mosha e disave, ka që rrezikojnë shumë. Kanë lënë familjet duke cenuar dhe shëndetin e tyre për ne. Dhe ne s'na rri b*** në shtëpi??? Duam të dalim se u mërzitem??? Jam i prekur se ai në mes është Baba im qe u rikthye në detyrë megjithëse kishte dalë në pension. Duroni, duroni, duroni sepse po vazhduam kështu do marrim fund! Qëndroni në shtëpi", shkruan Vik Kraja.

Mjekët dhe infermierët e spitalit Infektiv në Tiranë po kujdesen këto ditë me përkushtim për kurimin e pacientëve të infektuar me COVID-19 në vendin tonë

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Durrsaku: 28/03/2020 23:39

    Respekte per Z.Kraja . Personalisht nuk e njoh por veprimi i tij eshte per tu vlersuar dhe per tu mos harruar. Perseri respekte

    Përgjigju
  • Merita: 28/03/2020 14:03

    Lul Kraja, babi i DJ po dhe mamit ju dhente Zoti shendet. Mjek si Lul Kraja jane te radhe. I ka sherbyer me vite babait tim. Eshte shembull i njeriut human. Te ndjekin te gjithe shembullin e tij Spitali infektive gjithmone ka shkelqyet.Zoti ju dhente jete e force per familjet tuaja dhe per popullin.

    Përgjigju
  • Ardjan baboçi: 28/03/2020 12:00

    Per pun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?