Papa Françesku

Bota

Pas 5 javësh, Papa Françesku do dalë nesër nga spitali në Romë

22 Mars, 18:35| Përditesimi: 22 Mars, 18:38

  • Share

Papa Françeskuku është më mire dhe do të lërë spitalin këtë të dielë. Ai ka arritur parametra shëndetësorë mjaftueshëm pozitivë për të mos qëndruar më i shtruar në Klinikën Gemelli.

Kjo u njoftua në një konferencë për mediat, në një sallë të Vatikanit ku anëtarë të Selisë së Shenjtë dhe të ekipit mjekësor që e ndoqën papën argjentinas, shpjeguan ecurinë shëndetësore të tij.

Papa Françesku u shtrua në spitalin e famshëm në Romë më 14 Shkurt dhe me daljen e tij këtë të dielë, përfundon trajtimin mjeksor që zgjati 5 javë.

Ai u diagnostikua me pneumoni të dyfishtë, një infeksion i egër që e i shkaktoi probleme të rënda me frymëmarrjen.

Të dielën papa pritet të ketë sipas raportimeve në mediat italiane dhe një dalje publike, ndërsa mjekët thanë se shërimi i tij i plotë do të kërkojë edhe disa javë të tjera.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?