Kuvend/ PS e Rithemelimi bashkojnë votat, ngrejnë komision hetimor për Shëndetësinë e TIMS! 12 orë seancë! Basha përjashtohet, akuzon për pazare me reformën zgjedhore

21 Mars, 07:20| Përditesimi: 22 Mars, 01:21

  • Share

TIRANE-  Partia Socialiste dhe deputetët e Rithemelimit bashkuan votat mbrëmjen e sotme (21 mars 2024) në Parlament për ngriten e dy komisioneve hetimore: Konkretisht Komisionin Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi si dhe Komisioni për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS.

Seanca e sotme, e cila nisi në orën 10:00 të paradites dhe u mbyll rreth orës 22:00 të mbrëmjes, shënoi dhe rikthimin e normalitetit në Kuvend. Për herë të parë pas 5 muajve deputetët e Berishës dhe Bardhit u rikthyen në seancë të buzëqeshur pa bilbila, zhurmues a flakadanë. Por 'paqja' mes PS e Rithemelimit i hodhi benzinë zjarrit në kampin tjetër demokrat. Kryetari i PD-së zyrtare Lulzim Basha hodhi akuza se pas dakordësisë 'fshihej pazar i heshtur për reformën zgjedhore dhe për tu mbërthyer pas karrigeve'. Në një moment Basha zaptoi foltoren dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e përjashtoi.

Komisiohet hetimore 
Sipas dakordësisë dy komisionet hetimore të kërkuara nga deputetët e Bardhit dhe Berishës morën votat e shumicës së PS. Kështu Komisioni Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi u votua me 95 vota pro, 1 abstenim dhe asnjë kundër. Deputeti socialist Erjon Braçe abstenoi si 41 deputetë te tjere: edhe pse ishin të pranishëm nuk votuan. Nga ana tjetër Komisioni Hetimor për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS mori 96 vota prodhe asnjë kundër. Deputeti socialist Petro Koçi abstenoi bashke me 40 deputetë te tjere edhe pse ishin të pranishëm nuk votuan.   

98 mln euro per Portin Durres
Me 71 vota pro, asnjë abstenim dhe 23 kundër u miratua edhe akti normativ “Për disa ndryshime në ligjin “Për buxhetin e vitit 2024” pjesë e të cilit është dhe rialokimi i një fondi prej 9.8 miliardë lekë (me TVSH) ose 98 milionë euro për Portin e ri tregtar – Porto Romano, Durrës.

Çfarë ndodhi paradite?

Perjashtimi i Bashes dhe akuzat per pazare me reformen zgjedhore 

 Seanca nisi me debate të forta nga grupi i Partisë Demokratike që hodhën akuza për 'pazare' kundrejt PS dhe Rithemelimit në kurriz të reformës zgjedhore. Peshën kryesore të diskutimit e mbajti Kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili disa herë mori fjalën në seancë.

Basha akuzon Rithemelimin dhe Ramën për 'pazar' se duan të shkatërrojnë komisionin bipartisan dhe kanë filluar negociatat e nëndheshme për skenarin e 2008". Kërkoi zgjatjen e afatit të Komisionit të Posaçëm bipartisan të cilit i mbaron sot mandati. Në replikë kreu i Grupit të PS, Bledi Çuçi tha se presim rekomandimet e Komisionit të Reformës Zgjedhore për t'i shqyrtuar dhe më pas vendoset. 

Basha bllokoi dhe foltoren pasi kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nuk ia dha fjalën me argumentin se ishte jashtë procedurës e duhej të lejonte kolegët socialistë. Pas refuzimit të Bashës, Nikolla vendosi përjashtimin nga seanca dhe të ndërpriste për 5 minuta, për të vijuar më pas me rendin e ditës.

Jashtë ambienteve të parlamentit kryetari i PD-se zyrtare përsëriti edhe një herë akuzat për pazar për Reformën zgjedhore, ndonëse në dy vite të funksionimit të komisionit bipartizan -  ku pretendohej të adresoheshin kërkesat e OSBE/ODIHR  apo propozimet e palëve - nuk është arritur asnjë punë konkrete edhe pse në krye të këtij komisioni si bashkëkryetar ishte Enkelejd Alibeaj, krahu i djathtë i tij.

Basha hodhi akuza drejtuar PS-se se komisioni u dështua nga maxhoranca dhe pazari që ka bërë grupi i Rithemelimit për tu ulur në tryezë pasi sipas tij nuk duan listat e hapura, votën e emigrantëve dhe as votimin e numërimin elektronik.

"Merkato sapo ka filluar, do të bëhet larg syve të shqiptarëve. Për interesa private të një grupi njerëzish" tha Basha. 

Një koment e kishte dhe për pranimin e ngritjes së dy komisioneve hetimore

"Çfarë fitoi publiku shqiptar nga 6 muaj të ashtuquajtur revolucion. Është dëmtuar interesi i publikut shqiptar. Duke përfituar nga aksioni pa kokë i revolucionarëve Edi Rama ndryshoi ligjet për komisionet. Ata dy komisionet ofrojnë shumë pak transparencë. Dëmi më i madh mbeten tek ato që janë të pathëna" tha Basha.

Të pranishëm në seancë ishin edhe ambasadorë të BE-së. 

Ora 01:18
Ndriçim Xhepa anëtar i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, Kuvendi e voton me 95 vota pro

Kuvendi miratoi sot anëtarët e 4 institucioneve.

Me 73 vota pro e 11 kundër Brunilda Tavani u emërua anëtare e bordit të Entit Rregullator të Energjisë, kundrejt Romira Pajenga e cila mori vetëm 6 vota pro, 4 abstenim e 77 kunder

Me 71 vota pro dhe 18 kundër Keti Luarasi u emërua anëtare e Këshillit të Statistikave si përfaqësuese e organeve të vetëqeverisjes vendore
Me 71 vota pro dhe 19 kundër Bardhyl Sejdarasi u emërua anëtare e Këshillit të Statistikave.

Me 95 vota pro asnjë abstenim as kunder aktori i njohur Ndriçim Xhepa u emërua anëtar i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar

Ora 22:15
Parlamenti miraton ngritjen e Komisioneve Hetimore për Shëndetësinë e TIMS , 2 deputetë abstenuan (EMRAT)

Kuvendi miratoi mbrëmjen e sotme ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, të kërkuara nga opozita.

Komisioni Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi u miratua me 95 vota pro dhe një abstenim.

Deputet socialist Erjon Braçe abstenoi. Nuk ka pasur asnjë kundër ndërsa 41 deputetë të pranishëm nuk votuan.

1711055986_votimiparlament.jpeg

Komisioni Hetimor për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS u miratua me 96 vota pro 1 abstenim.

Deputet socialist Petro Koçi abstenoi. Nuk ka pasur asnjë kundër ndërsa 40 deputetë të pranishëm nuk votuan.

1711056080_votimi2parlamenti.jpeg

Ora 21:35
PS e Rithemelimi bashkojnë votat, miratojnë 2 komisione hetimore për Shëndetësisë e TIMS! EMRAT e 30 anëtarëve

PS e Rithemelimi bashkojnë votat. Ngrihen dy komisionet hetimore parlamentare.

Me 96 vota pro dhe 1 abstenim u miratua ngritja e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS.

Me 95 vota pro dhe 1 abstenim u miratua komisioni hetimor për shërbimin publik të Sterilizimit dhe shërbimin publik të Check-up

Komisionet Hetimore përbëhen nga 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe 6 anëtarë janë të PD dhe 8 anëtarë të PS dhe do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 4-mujor, nga data e miratimit të këtij vendimi. 

Komisioni Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-Up në Shëndetësi
Perberja 
  1- Albana Vokshi Kryetar PD
  2- Plarent Ndreca Nënkryetar PS
  3- Klodiana Spahiu Anëtar PS
  4- Milva Ekonomi Anëtar PS
  5- Ilirjan Pendavinji Anëtar PS
  6- Ilir Metaj Anëtar PS  
  7- Edona Bilali Anëtar PS
  8- Petro Koçi Anëtar PS
  9-Klevis Xhoxhi Anëtar PS
10- Zheni Gjergji Anëtar PD
11- Ina Zhupa Anëtar PD
12- Edmond Spaho Anëtar PD
13- Saimir Korreshi Anëtar PD
14- Xhelal Mziu Anëtar PD
15- Petrit Vasili Anëtar PD
Anëtarët Zëvendësues
  1- Lavdrim Krashi Anëtar zëvendësues PS
  2- Mirela Pitushi Anëtar zëvendësues PS
  3- Emilia Koliqi Anëtar zëvendësues PD
  4- Ilda Dhori Anëtar zëvendësues PD
Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS
Perberja

  1-Ervin Saljanji  - kryetar
  2-Toni Gogu -Nënkryetar PS
  3-Nasip Naço  - Anëtar PS
  4-Blerina Gjylameti - Anëtar PS
  5-Etilda Gjonaj - Anëtar PS
  6- Xhemal Qefalia - Anëtar PS
  7- Antoneta Dhima - Anëtar PS
  8- Bardhyl Kollçaku - Anëtar PS
  9- Denis Deliu - Anëtar PS
10- Lindita Metaliaj - Anëtar PD
11- Lefter Gështenja - Anëtar PD
12- Asllan Dogjani  - Anëtar PD
13- Ramadan Lika - Anëtar PD
14- Luan Baci - Anëtar PD
15- Elda Hoti  - Anëtar PD

Anëtarët Zëvendësues
 1- Bledion Nallbati- anëtar zëvendësues PD
 2- Isuf Çela - anëtar zëvendësues PD
 3- Eduart Nreca Anëtar zëvendësues PS
 4- Laer Duraj Anëtar zëvendësues PS
 
Ora 21:24
Votohet në Kuvend/ 71 vota pro rialokimit të 98 mln eurove nga buxheti për Portin e ri! Xhafa abstenon ligjin e Gardës

1711047508_jorgopapingji.JPG

Pas 10 orëve seance Kuvendi kaloi në votim pr/ligjet e rendit të ditës

-Kalon me 71 vota pro dhe 23 kundër aktit normativ "Për disa ndryshime në ligjin nr. 97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024” . Me rishikimin që ka pësuar buxheti i shtetit qeveria ka shtuar me 7.9 miliardë lekë pritshmëritë për të ardhurat dhe me 6.7 miliardë lekë shpenzimet, ndërsa për Portin e Durrësit këtë vet është parashikuar një fond prej 98 mln eurosh, nga 385 mln gjithsej.

- Projektligj”Për sigurinë kibernetike” u miratua me 74 vota pro, 22 kunder

-Rrëzohen dy amendamentet e Jorida Tabakut për sigurine kibernetike.

-Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë” u miratua me 72 vota Pro, 22 kundër, asnjë abstenim! Nuk e voton Fatmir Xhafaj. 

-  Projektvendim “Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimin e Kuvendit nr. 43/2017 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Autoritetit të Konkurrencës””, i ndryshuar u miratua me 74 pro 18 kunder 

Ora 21:20
‘Ligji me porosi, doni të emëronin Ermal Onuzin’! Debate mes Bardhit e Naços për drejtorin e ri të Gardës

1711014019_bardhi.jpg

Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për Gardën e Republikës së Shqipërisë i cili u votua seancë plenare solli përplasje mes deputeteve të PS dhe PD.

Deputeti Nasip Naço tha se opozita nuk do ta votojë, pasi janë të mirëkuptuar se me letra njihet kryetarë i PD-së Lulzim Basha, ndërsa Gazment Bardhi iu përgjigj duke thënë se keni sjellë ligjin e një oligarku, duke i akuzuar se qeveria do të emëronte drejtor të ri të gardës Ermal Onuzin.

‘Ligj me porosi, shkalla më e lartë e korrupsionit politik! Është porositur që të emërohet Ermal Onuzi’- tha Bardhi.

Ora 20:07
Siguria kibernetike/ Spiropali: Projektligji garanton nivel të ri mbrojtjeje

 

"Projektligji “Për sigurinë kibernetike” garanton ngritjen e mekanizmave për mbrojtjen e të dhënave dhe promovimin e përdorimit të teknologjisë me integritet dhe siguri." Kështu deklaroi Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në Kuvend.

Sipas ministres, “risitë që sjell ky projektligj e bëjnë ekosistemin tonë kibernetik të jetë më i sigurt”.

“Projektligji është konsultuar me të gjithë, në konsultime publike në Kuvend e qeveri, por edhe në çdo hap me partnerët tanë, pasi ata kanë investuar për sigurinë kibernetike. Ngritja e kapaciteteve për infrastrukturat kritike të informacionit ka marrë sot rëndësi dhe vëmendje globale”, tha Spiropali.

Ajo theksoi se synohet krijimi i një strukture të qëndrueshme ligjore dhe institucionale që synon “një nivel të ri mbrojtjeje të të dhënave dhe të promovojë përdorimin e teknologjisë me integritet e siguri”.

“Ligji për sigurinë kibernetike është thelbësor për të adresuar këto çështje të rëndësishme dhe për të marrë masa për sigurinë kibernetike. E rëndësishme është që të jemi përparimtar në parandalimin dhe ndëshkimin e këtyre aktiviteteve të rrezikshme. Ligji është i përafruar me standardet e BE-së. Sulmi kibernetik me të cilin u përball Shqipëria ka rritur edhe shkallën e ndërgjegjësimit dhe reagimeve tona të përbashkëta. Përafrimi i Aqui-n e fundit të BE-së është detyrim edhe në kuadër të procesit të integrimit”, tha ministrja.

 

Ora 19:59
Komisionet hetimore/ Alibeaj: Lënia jashtë i hetimit të dializës dhe laboratorëve, është pazar i atyre i Ramës me Foltoren

1711013131_alibeaj.jpg

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar në lidhje me ngritjen e komisionit hetimor për Shëndetësinë.

Sipas Alibeajt, është ngushtuar objekti i hetimit komisionit parlamentar të koncensioneve të shëndetësisë, nga 4 në 2  është pazari i radhës mes Foltores dhe Ramës.

Alibeaj thotë se selektimi për hetim vetëm i sterilizimit dhe check-up-it (SPAK ndërkohë e mbaroi hetimin e tyre) dhe lënia jashtë hetimit i dializës dhe laboratorëve, është pazar dhe arsyet e vërteta i dinë ata që para 6 muajsh e nisën kërkesën për të hetuar 4 koncencione, e sot bëhen gati të votojnë vetëm për 2.

‘Meqë dita e marrëveshjes “së madhe” filloi paradite me sakrifikimin e reformës zgjedhore, ja edhe efekti tjetër që po gatuhet (ende pa mbaruar dita). Ngushtimi i objektit të hetimit të komisionit parlamentar të koncensioneve të shëndetësisë, nga 4 në 2  është pazari i radhës mes Foltores dhe Ramës.

Të katër koncensionet në shëndetësi, ai i dializës, check up-it, pajisjeve të laboratorëve dhe sterilizimit janë abuzive dhe dëmtojnë interesat e qytetarëve.

Selektimi për hetim vetëm i sterilizimit dhe check-up-it (SPAK ndërkohë e mbaroi hetimin e tyre) dhe lënia jashtë hetimit i dializës dhe laboratorëve, është pazar dhe arsyet e vërteta i dinë ata që para 6 muajsh e nisën kërkesën për të hetuar 4 koncencione, e sot bëhen gati të votojnë vetëm për 2.

Bojkotuan muaj të tërë parlamentin, ndezën revolucionin me tymuese duke u shitur për interesat e oligarkut të radhës. E megjithatë të vërtetën nuk e fshehin dot sado te mundohen!’- shkruan Alibeaj.

Ora 18:06
Akti normativ për ndryshimet në Buxhetin e 2024/ Ministrja e Sipermarrjes: Prioritetet për zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe mbështetjen për sektorin fason 

Ministrja për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, sot para Parlamentit ka prezantuar një plan të detajuar për zhvillimin ekonomik të vendit, duke theksuar rëndësinë e ndryshimeve në buxhet dhe mbështetjen për sektorët strategjikë.

Në fjalën e saj para deputetëve, Ministrja Ibrahimaj shpjegoi se akti normativ për ndryshimet në Buxhetin e vitit 2024, nuk është vetëm një instrument buxhetor, por një shenjë e qartë e përkushtimit të qeverisë për të përmirësuar klimën ekonomike dhe për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm.

Lidhur me rishikimet e bëra në buxhet, ministrja tha se ato fokusohen kryesisht në fuqizimin dhe forcimin e kapitalit njerëzor, si dhe në garantimin e buxhetit për sektorët kyç të zhvillimit ekonomik. 

Ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm dhe krijimit të një infrastrukture cilësore turistike. Për këtë qëllim, akti normativ konfirmon krijimin e një Task-Force të specializuar për monitorimin e cilësisë së infrastrukturës turistike, duke siguruar një përvojë cilësore për turistët që vizitojnë Shqipërinë.

Në lidhje me investimet në infrastrukturë, ministrja u ndal tek alokimi i buxhetit për Portin Tregtar të Durrësit, si një projekt strategjik që do të ndihmojë në përmirësimin e lidhjeve tregtare ndërkombëtare dhe në rritjen e konkurrueshmërisë së vendit.

“Buxheti që alokohet për Portin Tregtar të Durrësit është një buxhet me rëndësi strategjike për vendin tonë, pasi është një projekt madhor që do t’i garantojë Shqipërisë që do të jetë porta hyrëse kryesore në vendet e Ballkanit perëndimor, por edhe më gjerë, në të gjithë vendet e Evropës Lindore. Në bashkëpunim me të gjithë projektet madhore infrastrukturore që Shqipëria ka ndërmarrë gjatë viteve të fundit, ky port do të ndërlidhë më mirë dhe do të sigurojë që transporti të jetë më lehtësuar dhe më i shpejtë, dhe të kryhet nëpërmjet vendit tonë, duke ndikuar drejtpërdrejt në bilancet tregtare të vendit”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Përveç kësaj, ajo theksoi edhe rëndësinë e investimeve në arsimin profesional dhe mbështetjen e sipërmarrjes, duke evidentuar rritjen e eksporteve dhe forcimin e kursit të këmbimit, duke përmirësuar kështu klimën për biznesin në vend.

Një nga pikat kyçe të prezantimit ishte edhe mbështetja për Ministrinë e Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës, me synimin për të forcuar kapacitetet inovative të vendit.

Ministrja Ibrahimaj u ndal edhe tek sfidat me të cilat po përballet sektori i industrisë fasone, si pasojë e luhatjeve që pësoi kursi i kembimit me rënien e shpejtë të euros dhe forcimit të lekut. 

“Për sektorin fason që nuk importon lëndë të para, por merr materiale porositëse dhe vetëm i përpunon në vend, kostot janë rritur, të ndikuar si nga rritja e kursit të këmbimit, por edhe nga rritja e kostove të punës për shkak të zhvillimeve të tjera ekonomike të vendit. Pas një konsultimi të gjerë dhe të vazhdueshëm me sektorin fason, menjëherë që në vitin e kaluar, ku euro filloi të bjerë në mënyrë të shpejtë dhe të forcohej leku, morëm masën e parë, ku shtymë të gjitha këstet e parapagimit të tatim-fitimit në dorëzim të bilanceve, me qëllim që të mos ngarkonim me taksa këtë sektor. Masa e dytë është kjo që është përfshirë sot në aktin normativ, që sektori fason të ketë mundësi dhe akses në financim me kosto të ulët, duke u bërë shteti garantor i investimeve të tyre, me qëllim se ky sektor të modernizohet, të kthehen në një strategji që është prej vitesh duke u punuar, për kthimin e sektorit fason në një sektor prodhimi, ku cikli i prodhimit të jetë i mbyllur”, theksoi Ibrahimaj. 

Sipas ministres, në këtë rast qeveria do të garantojë investimet dhe një pjesë të kapitalit qarkullues që këtyre fasonëve do t’u duhet për blerjen e lëndëve të para. 

“Kjo është strategjia që ne kemi, ajo për të mbështetur dhe rritur produktivitetin e biznesit dhe besoj fort që nëpërmjet kësaj nisme, sektori do të modernizohet dhe rrisë performcën e vet dhe produktet “Made in Albania”, do të rrisin eksportet e tyre në vendet e Bashkimit Evropian”, përfundoi ministrja Ibrahimaj.

Ora 15:45
VIDEO/ ‘Nuk iu thotë fjala një gojë’, lapsusi i Bashës pasi u përjashtua nga Kuvendi

Përpara Kuvendit gjatë një deklarate për mediet pasi u përjashtua nga seanca plenare për shkak se bllokoi foltoren, kreu i PD Lulzim Basha ka bërë një lapsus.

“Nuk iu thotë fjala një gojë, nuk u thotë goja një fjalë”, tha Basha.

Pavarësisht se e korrigjoi lapsusin menjëherë, videoja ka bërë xhiron e rrjetit.

Ora 15:01
FOTOLAJM/ Basha nuk ia ndan sytë, 'përgjon' telefonin e Bardhit!

Teksa Kuvendi iu kthyer normalitetit, Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi u panë të ulur krah njëri-tjetrit!

Ajo që nuk u pa në ekran ishte një moment mes Bardhit dhe Bashës, kur ky i fundit “përgjon” telefonit e Bardhit.

Ora 13:11
Dash Sula me domate në foltore: Jemi populli i thjeshtë, nuk shkojmë tek Nusreti

 

Deputeti i opozitës, Dashnor Sula u paraqit me domate në foltoren e parlamentit gjatë fjalës së tij në seancën e sotme.

'Ne jemi populli i thjeshtë domate hamë, nuk shkojmë tek Nusreti.', tha Sula.

Më tej deputeti Sula ka vijuar me kritikat ndaj ministres Ibrahimaj dhe Denaj për subvencionet për bujqit dhe fermerët, ku e cilësoi skemën e TVSH-së si një dëm i madh.

'Mos harroni ju gjithë mazhoranca që jam i bindur që skemat e juaja për subvencionet janë të dështuara. I thoni gjithë blegtorëve që sot do të keni 100 dele të merrni subvencionim. Dhe e keni tavanin me 300 kokë të imta. Si do ta stimuloni. Sot prodhimi i qumështit në Republikën e Shqipërisë konsumohet për shkak të atyre që kanë dy apo 5 lopë. Duhet të kesh 50 koshere bletë që të marrësh fonde. Po të kesh 49 nuk i merr. Nëse kemi 4 fermerë që bashkohen me 10 lopë, ju keni futur skemën e TVSH-së. I cili është një dëm i madh. A e dini që ju rajoni dhe Evropa e kanë TVSH deri në 6% ju e keni bërë me 20%. Rrit automatikisht çmimin për qytetarët? Pse duhen bërë skema të tilla?'

Ora 11:50
A është penduar për deputetët e listës së 2021-shit? Basha i përgjigjet Report Tv

1711018584_Screenshot8.jpg

Pas përjashtimit nga seanca e sotme Basha iu përgjigj edhe pyetjes së gazetares së Report Tv, Raziela Myslimaj për deputetët që vendosi në listë në zgjedhjet e 2021.

Basha thotë se këtë duhet ta gjykojnë qytetarët.

Pyetje: Deklaruat se keni pjesën tuaj të fajit edhe për listat e 2021-shit. Për kë jeni penduar që e vendosët ne listë? Kush nuk e meriton të jetë deputet? Kush ju zhgënjeu?

Basha: Kjo është një pyetje që nuk e ka  vështirë të përgjigjem, por nuk më takon mua të përgjigjem.Sepse po të përgjigjem unë, atëherë kam asgjësuar objektin e pyetjes. Sepse nëse i përgjigjem kësaj pyetje kam shkatërruar atë që po përpiqem vetë të ndërtoj. Nëse bëhem edhe gjyqtar i kësaj, atëherë jemi prapë te kryetarokracia. Lufta ime është që gjyqtarët të jeni ju. Gjyqtarët të jenë qytetarët. Lufta ime për këtë bëhet, që gjykatës të performancës politike të jenë qytetarët me lista të hapura. Dhe gjyqtarë të performancës në raport me ligjin te jetë një gjyqësor i pavarur dhe i pandikuar nga politika. Momentin që kemi arritur këto dy objektiva, ju siguroj që Shqipërisë nuk i mungon asgjë për t’u futur në Europë.

Ora 11:48
Basha refuzon ofertën e Bardhit: Sabotuan reformën zgjedhore, donin karrigen e Alibeajt

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyet jashtë parlamentit edhe për ofertën e bërë nga Gazment Bardhi për një karrige në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

'E gjitha kjo ka qenë për karrige dhe jo parime. Ata kishin përfaqësime por nuk erdhën, Por donin karrigen e Alibeajt. Pse e donin karrigen e tij. Dolën këta që e sabotuan reformën zgjedhore. Bëhen për të justifikuar veprime që do i shohin në të ardhmen, Damian Gjiknuri nuk humbi kohë për të nxjerrin objektivat e PS që janë rigarimi i personave me precedent kriminalë', u shpreh Basha. 

Ora 11:34
U përjashtua nga seanca, Basha: Merkato filloi! Çfarë fituan shqiptarët nga 6 muaj revolucion i ashtëquajturit 'Rithemelimi'?

 

Kryetari i PD-së Lulzim Basha foli për mediat pasi u përjashtua nga seanca e sotme plenare. Basha përsëriti sërish se PS dhe Rithemelimi tashmë janë në pazar dhe kjo u pa edhe ditën e sotme në parlament. 

'E keqja duhet të shpërbëhet dhe të kurohet aty ku e ka zanafillën. Për 2 vite kemi insistuar për një reformë zgjedhore në dobi të qytetarëve. Për listat e hapura që është një domosdoshmëri kushtetuese. Që të prishet pakti i 2008.

Çfarë fitoi publiku shqiptar nga 6 muaj të ashtuquajtur revolucion. Është dëmtuar interesi i publikut shqiptar. Duke përfituar nga aksioni pa kokë i revolucionarëve Edi Rama ndryshoi ligjet për komisionet. Ata dy komisionet ofrojnë shumë pak transparencë. Dëmi më i madh mbeten tek ato që janë të pathëna.

Aty kishte një marrëveshje mes palëve që PD-së të mos i jepej koha. U thanë gënjeshtra. Pati një pretendim sikur ishte fundi merkatos. Sot filloi merkato. Nëse ne personalizojmë këtë humbasim betejën. Viktimë e pazarit janë shqiptarët. Duan të shkatërrojnë komisionin bipartizan. Të njëjtën gjë bën edhe në 2008. Një nga propozimet e Damian Gjiknurit janë ndryshime në ligjin e dekriminalizimit. Merkato sapo ka filluar, do të bëhet larg syve të shqiptarëve. Për interesa private të një grupi njerëzish. Jepet fund një mekanizmi transparent.   

Ne do ju drejtohemi shqiptarëve me të gjitha format dhe mënyrat. Shumica është e neveritur nga kjo status-quo. Ne nuk impresionohemi nga diçka që nisi si pazar dhe bitisi si pazar.

Loja për të vendosur gishtin e fajit është e pakuptimtë. Faktet janë këto. Në dhjetor të 2022 është dorëzuar paketa e parë. Në nëntor 2023 paketa e dytë. Kanë qenë dy forca që kanë kundërshtuar. PS dhe ajo që quhet Rithemelimi. Ka qenë prej pazareve.'

Ora 11:11
Basha 'zapton' foltoren e Kuvendit, Nikolla e përjashton nga seanca! Kryetari i PD-së 'shpërthen' në të qeshura

Kreu i PD, Lulzim Basha ka bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërsa kërkon të marrë fjalën për të folur mbi Reformën Zgjedhore. Kreu i PD ka bllokuar foltoren duke mos lejuar ministrin Mete që të marrë fjalën.

Pavarësisht paralajmërimeve të Nikollës që të lirojë foltoren pasi në senacë do diskutohej rendi i ditës, Basha nuk u tërhoq. Kryeparlamentarja e përjashtoi nga seanca dhe dha 5 minuta pushim ne kërkesë të kreut të grupit të PD, Bledi Çuçit.

“Ju lutem lironi foltoren se do ju përjashtoj nga seanca. Ju lutem lejoni foltoren. Nuk ua jap fjalën. Kur shoh që nuk i përmbaheni procedurës kam të drejtën t’iu heq fjalën sipas rregullores. Mos pengoni rendin e ditës. Do vijojmë me rendin e ditës.  Jeni i përjashtuar nga seanca për zaptim të Foltores. Jeni i përjashtuar”, tha Nikolla.

Pas vendimit për përjashtimin e tij, Basha qeshi dhe refuzoi të largohej nga salla e Parlamentit dhe Nikolla vendosi të ndërpresë seancën për 5 minuta.

Pas vendimit për përjashtimin e tij, Basha “shpërtheu” në të qeshura.

1711017489_5756ae8e7bb744abaa10ee537a868ea0.jpg

Ora 11:04
Nikolla i heq fjalën Lulzim Bashës: Nuk mund të vijosh pafund me të njëjtin argument

1711015111_basha.jpg

Lulzim Basha mori sërish fjalën në foltoren e Kuvendit ku ka vijuar replikat me mazhorancën për reformën zgjedhore, por kryetarja e Kuvendit, Nikolla i hoqi fjalën për mungesë procedure.

Basha: 'Në mungesë të ideve batutat e shpikura me steroide që dëmtojnë edhe trangujt e Myzeqesë nuk bëjnë mirë. Pse keni frikë të shpreheni para qytetarëve? Gënjeshtra i ka hedhur thellë rrënjët në këtë sallë dhe ka helmuar frytet që dalin nga kjo sallë. Qofshin këto ligje apo vendime. Qofshin këto diskutime që nuk i shërbejnë publikut. Kjo nuk është arsye që t’u drejtohemi shqiptarëve.'

Nikolla: 'Nuk mund të vazhdosh pafund me të njëjtën argument. Përmbajuni procedurës. Vijuat me të njëjtën temë.' 

Ora 11:03
Spiropali-Bashës: Je produkti më ekzemplar i listave të mbyllura

 

Ministrja Elisa Spiropali i është përgjigjur akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha, se mazhoranca nuk do listat e hapura. Spiropali i tha Bashës se është produkt i shkëlqyer i listave të mbyllura.

"Basha me gjithë respektin ju nuk duhet të flisni për listat e hapura, se ju jeni produkti i shkëlqyer i listave të mbyllura. Për lista të hapura mbeteni për tu provuar. Nëse ka diçka që PS është e vendosur ta garantojë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Me të gjithë ata elementë që ju përmendët që nuk janë detyrimi jua dhe ultimatumi juaj, por detyra e GJK dhe detyra jonë si forca udhëheqëse në vend. Nëse ka një person që ka frikë nga gara e lirë shiheni para pasqyrës dhe jo te PS", tha Ministrja. 

Ora 11:02
Dash Sula: Nuk i doni listat e hapura! Këtu ka deputetë që s'kanë marrë as 200 vota

Deputeti demokrat Dash Sula tha se ishte një nga ato deputetë të cilët nuk votuan ndryshimet kushtetuese të 21 prillit 2008 edhe pse iu bë presion.

“Jam krenar që nuk kam votuar ndryshimet kushtetuese. Ku ishit ju që votuat pro në 21 prill 2008. E dimë mirë presionin që na u ushtrua dhe nuk u dorëzuam. E denim që do të dhunohej demokracia dhe do të vinin të fortët në Parlament. E dimë mirë që me lista të hapura këtu ka burra e gra në parlament sot me lista e hapura që kanë ardhur në parlament me 200 vota. Prandaj nuk i duan listat e hapura, duan lista te mbyllura. Përpara se të flisni ktheni kokën prapa se historia ju gjykon.

Ora 10:57
Alibeaj i përgjigjet Çuçit: Reforma Zgjedhore dështoi se ne nuk pranuam pazarin, e keni bërë gati me Rithemelimin! Paqe e rreme

 

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj thotë se reforma zgjedhore dështoi pasi PD nuk pranoi pazarin me PS. Teksa iu përgjigj, Bledi Çuçit, Alibeaj tha se ky normalitet në Kuvend është i rremë, ndërsa hodhi akuza se mazhoranca e ka bërë gati pazarin me Rithemelimin.

“Për interes të publikut dhe ata që kanë humbur kujtesë, dua t’iu bëj me dije, ata që s’duan të kuptojnë se cili ka qen produkti i Reformës Zgjedhore. I keni depozituar që në dhjetor 2022 është depozituar paketa e parë që adresonte rekomandimet e OSBE-ODHIR. Që atëherë askush se ka patur interesin për të drejtat e shqiptarëve, për një proces zgjedhor që vota të mos shitet e të blihet. Ky është interesi publik. Zoti Çuçi bën sikur se di se që në atë kohë komisioni ka pasur produkt, e di që se doni. Si mund të ketë konsensus me ju për interesat shqiptarëve, ju doni të vidhni votën. Por ka dy vendime të GJK që ju detyron të bëni listat e hapura. S’kam ardhur për Pazar me ju, pazarin gjeni diku tjetër. Pritët Pazar, prandaj dështoi. S’keni për të pasur Pazar me ne. Jeni duke e përgatitur pazarin, që e quani konsensus, është për të mbrojtur karriget tuaja. Sot ka një paqe të rremë, një emërues të përbashkët frika nga drejtësia dhe qytetarët. Si ka mundësi që ky Kuvend të kthehet në parlament të frikës”, tha Alibeaj.

Ora 10:55
'Jeni pro apo kundër listave të hapura?', Basha thirrje mazhorancës: Bëni publik propozimin tonë për reformën zgjedhore

 

Lulzim Basha i bëri thirrje kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla dhe mazhorancës të shprehen hapur për propozimet e PD-së për reformën zgjedhore nëse janë pro apo kundë listave të hapura dhe votës së diasporës.

'Për dikë që ka patur për dy vite rolin e bashkëkryetarit duhet të kishe treguar pak më shumë durim. Pas 6 muajsh sjellje vërdallë të propozimeve të opozitës duhet të kishit guxim të shpreheshit po apo jo. Lojërat e fjalëve nuk pijnë më ujë. Shqiptarët duan të dijnë se çfarë qëndrimi keni ju për propozimet tona. Nuk mund të gënjeni se nuk ka produkt, e keni aty. Në dhjetor 2022 paketën e parë, në nëntor 2023 paketën e dytë. Pazari i heshtur për interesa të ngushta mbërtheheni pas karriges. Ka të drejtë ministrja nuk e kemi ngritur zërin. Kërkoj ndjesë sot edhe si kryetar i PD-së. 2008 shkatërruan balancat konstitucionale.Gjithçka vendoset jashtë kësaj salle, për interesa të ngushta të një grupi njerëzish. Nuk është demokraci. 6 muaj teatër është momenti ti jepni fund. Dallohet që vendimin e keni marrë. I keni borxh shqiptarëve të jepni propozimet institucionale të PD. Që shqiptarët të kuptojnë jeni pro apo kundër listave të hapura.'

Ora 10:51
Reforma Zgjedhore, Bardhi: Bëtë sikur punuat 2 muaj, pazare! T’i japim shqiptarëve reformën që duan

Gazment Bardhi duke folur në Kuvend për Reformën Zgjedhore tha se ka pasur Pazar që mos të realizoheshin ndryshimet dhe bënë sikur punuan dy muaj. Bardhi tha se duhet t’i japin shqiptarëve reformën që duan brenda një kohe të shkurtër.

“E para nuk kemi vendosur paqe, se nuk kemi qenë në luftë. Kemi qenë në dy qëndrime të ndryshme, ju në krahun e dhunimit të Kushtetutës në ten për të asgjësuar opozitën në kuvend dhe opozita krah kush duke rezistuar në mbrojtje të të drejtave të saj. Nuk kisha ndërmend ti kthehesha debatit, po meqë na kujtuan rikujtuan normalitet. Dua të sqaroj se qëndrimi ynë ka qenë që jemi të interesuar për një veprimtari normale të kuvendit, koha kur nxisnit opozitën të digjte mandatet dhe opozita ju vinte nga mbrapa, është e shkuara. E ardhmja e PD është përballja në çdo institucion me Ramën dhe përfaqësues të tij. Sa i takon Reformës Zgjedhore, rikthehuni diskutimeve që kemi bërë në korrik dhe shtator 2023 kemi kërkuar të mbahen përgjegjës ata që për 2 vite e mbajtën peng. Kishte Pazar që mos t’i ofronit shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, që voton mos ta deformojë krimi i organizuar. Në skadim të këtij komisioni të turpshëm që për 22 muaj nuk zhvilluan mbledhje dhe bënë sikur punuan dy muaj, ky kuvend duhet t’i mbajë përgjegjës për dështimin e reformës zgjedhore. Në një kohë të shkurtër ti japim qytetarëve një reformë dhe jo një tallje me teza jenisheresh kthehen sa herë që dikush ka nevojë për t’u bërë deputet”, tha Bardhi.

Ora 10:42
Spiropali i përgjigjet Alibeajt dhe Bashës: Ne kemi propozuar listat e hapura dhe votën e diasporës, nuk presim ultimatume qesharake

 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali tha në fjalën e saj në Kuvend se Alibeaj dhe Basha që ngritën shqetësimin e reformës zgjedhore nuk e kanë bërë këtë gjë për 10 vite me rradhë kur kanë pasur funksione të larta në PD dhe u kujtuan tani.

'Mirë të shohësh deputetët në vendin e tyre. Kjo është detyra e deputetit. Të jap opsione, ne jemi konkurrent politik por nuk jemi armiq. Për çdo deputet dhe çdo forcë politike është e qartë se me rrugën radikale nuk shkon askund. Është mirë të ulesh dhe të gjesh fjalën dhe të biesh dakord qoftë edhe me atë që ke përballë. Nuk ishte mirë ti mundonim ambasadorët të vinin në seancë që të na shikonim si pajtohemi me njërit-tjetrin. Sa i takon atyre që ngrihen edhe me forcë deklarojnë që marrëveshja e 2008  është pjesë.

Dua tu kujtoj që kanë qenë ata që kanë ngritur flamurin e politikës së vjetër. Nuk i kam dëgjuar të kenë ngritur një shqetësim të vetëm për sistemin zgjedhor. Nuk mund të vish pas 10 vitesh dhe të kujtosh që duhet përmbysur sistemi. Ne e ngritëm atë komision për të gjetur dakordësinë dhe për të gjetur opsione që janë afër. Nuk jemi aty të presim ultimatume qesharake që na detyrojnë një opsion apo një tjetër. Është komisioni më jetëgjatë dhe më pa produkt për arsyet tuaja.

Sa i takon listat e hapura, vota e diasporës kemi kohë ti diskutojmë. Kemi qenë ne, i përfshim në programin tonë elektoral. Kemi qenë ne që ja kemi ofruar publikut dhe opsionet si mund të ndodh. Kemi mundësuar edhe një grup në komision të ligjeve. Ai është një vend i mirë ku mund ta bëjmë debatin. Sa i takon dhunës. Deputetët kanë dhunuar kolegët e tyre në komisione dhe nuk janë të përshtatshëm për të folur për dhunën. Nuk është e pranueshme në asnjë rast. Ajo dhunë në komisione uroj të mos përsëritet. Më vjen keq për deputeten që  foli, është shembulli më ekstrem i dhunës.'

Ora 10:37
FOTO/ Kuvendit i kthehet 'paqja', Gaz Bardhi ulet krah Bashës, deputetëve u rikthehet buzëqeshja

Kuvendi iu kthye normalitetit. Rithemelimi pranoi ti jepte fund kaosit pasi u dakordësua me maxhorancën për miratimin e ngritjen e dy komisioneve hetimore dhe një grupi pune për shqyrtimin e ligjeve me shumicë të cilësuar. Gazment Bardhi u ul sot krah Bashës por duket që kanë mbajtur distancë, pasi të dy shohin celularët.

"Nuk kemi vendosur paqe se nuk kemi qenë ne luftë'. Koha e djegies së mandateve ka mbaruar. Tani është koha e përballjes me Edi Ramën' tha Bardhi.

Ndryshe nga herët e tjera kur deputetët vinin dhe krijonin kaos ne hyrje të kuvendit, sot ata janë parë të qeshur teksa i drejtohen hyrjes së Parlamentit. 

 

Ora 10:35
Reforma Zgjedhore, Çuçi i përgjigjet Alibeajt: Po presim rekomandimet e komisionit, do dalim me një raport përfundimtar

 

Reforma Zgjedhore është bërë debat mes PD dhe PS në Kuvend. Enkelejd Alibeaj i kërkoi Nikollës që njoftojë që është depozituar pr.ligji nga PD dhe të futet në procedurë.

Përgjigja i erdhi nga kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi, i cili tha se po pritet një raport përfundimtar nga komisioni, i cili do shqyrtohet dhe më pas do mbahet një qëndrim në Kuvend.

“E përshëndes kthimin e kolegë në normalitet dhe përfundimin e këtij aksioni absurd dhe kësaj marrëzie që bënë. Si duket kanë filluar të lexojnë sondazhe, por pavarësisht shkaqet që i çuan atje dhe arsyeja që i bën të kthehet në normalitet. Dua të them që vërtetë sot mbaron afti i një komisioni që ka zgjatur më shumë dh epo presim produktin përfundimtar të këtij komisioni. Duket nga deklaratat e Alibeajt që s’do ketë produkt fpë4rf. Alibeaj tha që produkti do ishte dok që ne kemi dorëzuar në Kuvend. Çfarë komisioni bipartizan mund të ngrihet mbi këtë premisë, ku pakica vjen këto janë kushte tona po deshi merrini po deshini lërini, këtu është burimi I dështimit të këtij komisioni. Ne do t’i shqyrtojmë rekomandimet e kom, që si takojnë vetëm Kuvendit, por edhe institucioneve tjera dhe do mbajmë një qëndrim në Kuvend. Në lidhje me faktin nëse PS i do apo ajo, Po ne jemi ata që kemi thënë dhe kemi ndryshuar ligjin që emigrantë duhet të votojnë, kemi bërë dokumentin se si duhet të votojnë. Ne nuk kemi ca bëjmë tjetër veçse të presim raportin përfundimtar të këtij komisioni bipartizan që ka funksionuar më gjatë se çdo komision tjetër dhe s’ka asnjë produkt si asnjë komision tjetër”, tha Çuçi.

Ora 10:30
Përfundon afati i Reformës Zgjedhore, Alibeaj: Pazare, fusni në procedurë pr.ligjin e PD! S'doni listat e hapura

 

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj u shpreh nga foltorja e Kuvendit se sot në ditën e fundit të komisionit të reformës zgjedhore i vetmi produkt është propoziimi i PD-së 5 muaj më parë.

Alibeaj shtoi se PD kërkon lista të hapura, gjë të cilën nuk e duan deputetë të parlamentit, të cilët sipas tij kanë frikë të përballen me qytetarët.

'Nuk mund të mos e përshëndes rikthimin e normalitetit në parlament. Por duhet të jetë real. Anormaliteti vazhdon kur parlamenti hesht. Sot është dita e fundit e reformës zgjedhore. Duket qartë pakti dhe marrëveshja. Heshtja. Ky parlament e ka për detyrë të deklarojë edhe dështimin e reformës ku detyrën e keni ju për të nxjerrë në rend dite produktin e reformës projektligjin e propozuar nga PD, 5 muaj më parë. Ne kemi depozituar variantin tonë listat e hapura, Shqipëria një zonë, votimi numërim elektronik, vota e diasporës. Kërkesa ime për procedurë është që sot të marrim kurajë dhe të votojmë edhe kundër të flasim shqiptarëve ashtu siç duhet. Të pranojnë pra që nuk duan listat e hapura, votën e diasporës, pranojnë pra që ti dhurojmë 6 mandate Edi Ramës me këtë sistem. Dhe të dalim pastaj përpara shqiptarëve. Kjo është një çështje që duhet të ndodh tani. Heshtja është pakt, pazar në kurriz të shqiptarëve. Për të mbrojtur listat e mbyllura. Bajlozat të rrinë këtu sepse kanë frikë. Deputetë që kanë frikë të përballen me qytetarët. T’i hapim letrat ta tregojmë se sa kurajozë jemi. Njofto që është depozituar ligji nga PD dhe të futet në procedura për listat e hapura, votim-numërim elektronik, votën e diasporës.', tha Alibeaj.

Ora 10:26
Incidenti i Ramës, Vokshi: Të hartojmë rezolutë kundër dhunës ndaj gazetareve! Spiropali: Je shembulli si një deputete dhunon

Deputetja e opozitës Albana Vokshi ka reaguar për incidentin mes Ramës dhe gazetares Ambrozia Meta. Vokshi i bëri thirrje Kuvendit që të hartojnë një rezolutë kundër dhunës ndaj vazjave gazetare. 

“Akt shantazhesh, akt i cenimit të integritetit fizik ndaj një gazetarja. Pasi e lëshuan nervat nga pyetjet e ambrozia metës, Rama guxoi që pas dhunës verbale të cenonte integritetin fizik të saj. Është një gjest prej burracaku, prej të paburri. Kush është ai që të prekë vajzat, gazetaret në detyrë. Ndjej një keqardhje që asnjë nga deputetet e kësaj ane nuk guxoi të solidarizohet me një vajzë gazetare. Asnjë ministre nuk e hapi gojën, të gjithë heshtën. Do kërkoja që gratë deputetet të mblidheshin sot, të miratohej një rezolutë në mbështetje të gazetareve që janë në detyrë. Ta hartojmë dhe ta miratojmë po sot do ishte në nderin e këtij parlamenti. Askush nuk duhet të ngrejë dorë ndaj vajzave gazetare”, tha Vokshi.

Përgjigja i erdhi nga ministrja Elisa Spriopali, duke thënë se Vokshi është shembulli më i qartë se si një deputete dhunon, referuar këtu situatave të kaosit të mëparshme në Kuvend. 

“Deputetët që kanë dhunuar kolegët përfshi gratë s’janë deputetet më të përshtatshme për të folur për dhunën. Dhuna s’është e pranueshme në asnjë rast dhe shpjegimet janë dhënë. Ajo dhunë në seancë uroj të mos përsëritet dhe ne të bëjmë detyrën. Është shembulli më ekstrem dhe i qartë se si një deputete dhunon të tjerët”, tha Spiropali.

Ora 10:25
VIDEO/Basha mban fjalën në parlament, ironizojnë deputetët e Rithemelimit: Hajde djegim mandatet

 

Ndërsa Basha mbante fjalën në foltoren e parlamentit deputetët e Rithemelimit ironizuan kryetarin e PD-së duke i thënë “Hajde djegim mandatin” informon gazetarja e Report Tv, Daniela Maloku. 

Ata kujtuan propozimin e Bashës për djegien e mandateve në 2019

Ora 10:18
Basha thirrje në parlament PS-së dhe Rithemelimit: Mos përsërisni skenarin e 2008-ës

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbajti fjalën e tij në fotloren e Kuvendit ku i bëri thirrje PS-së dhe Rithemelimit të mos përsërisin skenarin e marrëveshjes së 2008-ës.

'6 muaj 1/8 e kësaj legjislature të kaluar ashtu siç kaloi. Pyetja e parë: a ishin këta more apo ishin të tjerë? Për shqiptarët ka rëndësi një parlament funksional. Çfarë çmimi kanë paguar shqiptarët për të arritur deri këtu? Jo këta por shqiptarët. Çmimi është i paimagjinueshëm. Këtë vit 7 miliardë euro do të dalin nga xhepat e shqiptarëve por se  sido të shpenzohen,  çfarë do të marrin dhe si do të marrin pensionistët, fermerët nuk patëm shansin ta diskutojmë. Ligji për komisionet hetimore u ndryshua duke vendosur një precedent të papranueshëm duke zeruar efektivitetin e komisioneve hetimore. Dëmi më i madh është ai që nuk duket. Pas një viti vendi në fushatë zgjedhor. Kodi zgjedhor në përfitim të shqiptarëve është sakrifica më e madhe. Ndaj sot kam një thirrje hiqni dorë për një moment nga axhendat e ngushta partiake dhe jepini shqiptarëve një komision të reformës zgjedhore me parametra dhe me nje vëndimarrje dhe mos përsërisim skandalin e 2008 që erdhi pas një tjetër skandali dhe gjëme. Thirrja ime të shprehemi me zë dhe votë për diçka që çdokujt që i dhimbset ky vend, që shqetësohet, kërkon nga ky parlament, reformë zgjedhore.', tha Basha.

Ora 10:13
Kuvend në normalitet, Bardhi: Të shpallet i pavlefshëm votimi i seancës së kaluar, nuk kishte kuorum

 

Ka nisur në normalitet mbledhja e Kuvendit. Deputeti Gazment Bardhi ka kërkuar nga Linditia Nikolla të shpallë pavlefshmërinë e votimit seancës e së enjtes duke thënë se nuk kishte kuorum.

Bardhi: Nga përmbajtja e procesverbalit drejtuesja e seancës në seancën e kaluar ka verifikuar kuorumin e pjesëmarrjes dhe rezulton se janë prezent 68 deputetët, u jam drejtuar me një kërkesë për të shpallur pavlefshmërinë e votimit të seancës së kaluar. Që procesi i votimit të hapet do duhet të jenë 71 deputetë. Në procesverbal evidentohet se kanë marrë pjesë 68 deputetë. Kërkoj nga ju të shpallni pavlefshmërinë e të gjitha votimeve të seancës së kaluar.

Nikolla: Sekretariati s’ka marrë ende vendim. Procesverbali ka reflektuar situatën e asaj seance.

Ora 09:55
Kuvendi në normalitet, ambasadorët shkojnë në seancë

 

Teksa Kuvendi do t’i kthehet sot normalitetit, në sallën parlamentare janë të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadave.

Në Kuvend kanë mbërritur ambasadori gjerman Karl Bergner, zv.ambasadorja e Britanisë dhe ambasadori i Bullgarisë, Ivaylo Kirov.

 

 

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?