Artistja shqiptare Rozana Radi

VIP & Spektakël

Pas 5 vitesh lidhje, Rozana Radi merr propozimin magjik në ishullin Capri (Foto)

19 Gusht 2018, 17:46| Përditesimi: 19 Gusht 2018, 19:55

  • Share

Rozana Radi është një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar. Ajo është përfolur shumë herë edhe për jetën e saj private. Vetë Rozana Radi e ftuar në një emision ka bërë të ditur që ka 5 vite që bashkëjeton me të dashurin e saj.

Pas kaq shumë kohësh së bashku dyshja mesa duket ka vendosur t’i japë fund beqarisë. Teksa ka postuar foto nga pushimet e  saj në Capri, Rozana na ka lënë përshtypjen që ka marrë propozimin magjik për martesë.

“Dashuria mjafton për të qenë e lumtur,”- shkruan Radi krahas fotos ku ka vendosur edhe një unazë.

Foto e publikuar nga Rozana Radi 

Ora 19:34
Rozana Radi u fejua, por kush është polici që i rrëmbeu zemrën këngëtares (Foto)

Rozana Radi është një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar. Prej kohësh ajo është në një lidhje të konsoliduar, dhe e ftuar nëpër emisione këngëtarja ka bërë të ditur që bashkëjeton prej 5 vitesh me partnerin e saj.

Ditën e sotme ka marrë edhe propozimin për martesë në Capri, të cilin e bëri publik me një foto të shpërndarë në rrjetet sociale. Por kush është djali që i rrëmbeu zemrën artistes e cila dukej një natyrë shumë mosbindëse dhe kokëfortë?!

Ai është Shpëtim Karakushi, officer i policisë gjyqësore. Dyshja janë shfaqur për herë të parë publikisht në momentin që Rozana rrëmbeu kupën në spektaklin “Kënga magjike”.

Këngëtarja Rozana Radi dhe i dashuri i saj Shpëtim Karakushi

Vetë këngëtarja ka preferuar ta mbajë partnerin larg vëmendjes së kamerave, duke mos publikuar asnjë foto me të në rrjetet sociale.

Këngëtarja Rozana Radi dhe partneri i saj, Shpëtim Karakushi
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?