Bota

Pas 50 viteve, policia e New York-ut i kërkon falje komunitetit të LGBT për dhunën e ushtruar

7 Qershor 2019, 00:56| Përditesimi: 7 Qershor 2019, 11:32

  • Share

Pesëdhjetë vjet pas trazirave në Stonewall, Departamenti i Policisë së New York-ut  i kërkoi falje komunitetit të LGBT për dhunën e ushtruar.

"Veprimet e ndërmarra nga NYPD në Stonewall ishin të gabuara”, tha komisioneri i policisë, James O'Neill.

Kryengritja e qershorit 1969, e cila filloi në Stonewall Inn në fshatin Greenwich, nxiti lëvizjen e të drejtave të homoseksualëve, pasi policia bastisi lokalin ku ata qëndronin dhe pronarët rrezikuan arrestimin. Kjo gjë shkaktoi një protestë gjashtë-ditore.

O'Neill përfundoi vërejtjet e tij duke u zotuar se diskriminimi i tillë nuk do të ndodhte kurrë në komunitetin LGBT të New York-ut.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?