Nga punimet për ujësjellësin te Rruga e Kavajës

Kronikë

Pas 55 vitesh, Bashkia e Tiranës ndërton linjë të re ujësjellësi te Rruga e Kavajës

13 Gusht 2018, 21:41| Përditesimi: 13 Gusht 2018, 21:43

  • Share

Ndërhyrja e radhës nga Bashkia e Tiranës ka qenë në rrugicat e rrugës së “Kavajës” ku po punohet për zëvëndësimin e linjave të furnizimit. Përveç tubave kryesorë të ndërtuara në '63, po zëvëndësohen edhe linjat e vogla shpërndarëse për të ofruar cilësi maksimale furnizimi.

Falë investimeve të Bashkisë së Tiranës dhe ndërhyrjeve që ka bërë në disa prej linjave të furnizimit me ujë, ka shmangur abuzimet me ujë dhe ka sjellë një furnizim më të madh për familjet në krahasim me vitet e shkuara.

Bashkia po rinovon të gjithë linjat e transmetimit të ujit të pijshëm duke garantuar më shumë cilësi për qytetarët, por edhe furnizim më të rregullt me ujë duke ulur edhe nivelin e humbjeve në rrjet.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?