Pas 6 vitesh punime është hapur këtë të premte tuneli i Murrizit. Me dhjetëra qytetarë u mblodhën për të festuar hapjen e Tunelit të Murrizit, teksa thonë se 14 marsi është ditë historike për dibranët.
Me hapjen e tunelit udhëtimi nga Tirana në Dibër dhe anasjelltas do të jetë vetëm 2 orë. Përveç se shkurton distancën, banorët thonë se hapja e tunelit do ndikojë pozitivisht në ekonominë dhe turizmin e qytetit.
"Është ditë e madhe, historik për komunitetin dibran, Tiranën, por edhe më gjerë për Shqiptarët e Maqedonisë. Efektet ekonomike në rrugës janë të jashtëzakonshme dhe shpresoj se nga sot e në vazhdim nis një epokë e re si e zhvillimit ekonomik, integrimit shoqëror. Rruga konsiderohet e përfunduar dhe kur të realizohet segmenti nga Dibra e Madhe bë Kërçovë dhe i gjithë aksi që fillon nga Durrësit dhe përfundon në Kërçovë. Vetëm atëherë e konsiderojmë të përfunduar. Sot gëzohemi vetëm për segmentin në pjesën shqiptare, mbetet për t’u realizuar edhe pjesa tjetër që e lidh me korridorin VIII", shprehet një qytetar.
Sot është ditë e veçantë jo vetëm për dibranët, por për gjithë shqiptarët. Shkurton distancën nga Peshkopia në Tiranë. Gjithë pjesa e Tiranës të shijojë bukuritë e natyrës dhe mikpritjen dibrane", thotë një qytetar.
Një nga veprat më të rëndësishme të rrugës së Arbrit, Tuneli i Murrizit është 3.7 kilometra i gjatë, ai nisi të ndërtohet në maj të 2019-ës dhe duhet të ishte mbyllur në prill të vitit 2022 por ka pasur ecuri të avashtë për shkak të gjeologjisë së vështirë, dhe rrëshqitjes së dherave.
Tuneli është i gjatë 3.7 kilometra dhe do të shkurtojë distancën mes Dibrës dhe Tiranës në vetëm 2 orë. Ai ka 11 dalje dhe kalimi do jetë pa pagesë. Në total Rruga e Arbrit ka 7 tunele, me gjatësi totale 8,5 km. Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga. Për pak javë pritet të mbyllet edhe segmenti Maqellarë -Peshkopi.
Tuneli i Murrizit përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës. Ai ka 11 dalje. Në total Rruga e Arbrit ka 7 tunele me gjatësi totale 8,5 km. Punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit prej 69 kilometrash, e përbërë nga 6 tunele dhe 4 ura, nisën në vitin 2019, ndërsa kostoja totale e koncesionit 13 vjeçar përllogaritet në 40.3 miliardë lekë.
Komente

E gezofshim te gjithe!
PërgjigjuNuk duam tynele ,,te arrestohet sali Berisha zagari i gjith historise shqiptare burg burg..
PërgjigjuBerisha është vrasës serik dhe familje mafioze.
Po c’ke me Berishen ore jahu?!
Hallall me ne fund, ju lumshin duart.
Përgjigju