Pas 7 muajsh protestë, banorëve të Bërxullës iu premtohet certifikimi i pronave, kryeplaku: Vazhdojmë tubimet derisa të marrim dokumentet

19 Prill 2023, 12:06| Përditesimi: 19 Prill 2023, 12:21

  • Share

Pas më shumë se 7 muajsh protesta kundër shpronësimit për pronat e tyre që preken nga autostrada Thumanë-Kashar, banorët e fshatit Bërxullë në Vorë, janë takuar me drejtorin e Kadastrës për zonën Kamzë-Vorë, nga i cili morën dhe një premtim. Kryeplaku i Bërxullës, Muharrem Koni tha se takimi rezultoi pozitiv pasi iu premtuar se banesat dhe pronat do të certifikohen.

Megjithatë ai paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen, pasi ata kërkojnë një shpjegim se si do të zhvillohet projekti i rrugës dhe se çfarë do të bëhet me nënkalimet dhe mbikalimet. Vetëm në zonën e Bërxullës preken 22 banesa dhe rreth 40 hektarë tokë. Ndërsa gjatë protestave nuk kanë munguar as përplasjet mes banorëve e policisë, si dhe bllokim i rrugës që të çon në aeroportin e Rinasit.

“Të gjithë ata banorë që kanë bërë aplikimet qoftë për banesa, qoftë për prona do të certifikohen. Edhe ata që nuk kanë bërë fare aplikimi, janë brenda kohës për të bërë aplikim dhe të ju certifikohen pronat. Çdo aplikim dhe kanë dokumentet Brenda, për 5 ditë do ju bëhen certifikimet e pronave, ata që kanë mangësi duhet ti dorëzohen sa më shpejtë”, tha kryeplaku I fshatit Bërxullë, Muharrem Koni.

Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Sipas tyre, kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin duke theksuar se dëmshpërblimi i ofruar është qesharak. Banorët kërkojnë vetë diskutime dhe konsultim publik, duke paralajmëruar se protestat e tyre do të jenë të pandalshme.

 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?