Sali Berisha

Pas 7 refuzimesh, Berisha s'heq dorë! Këmbëngul për liri në Gjykatën e Lartë

23 Nëntor, 15:41| Përditesimi: 23 Nëntor, 15:43

  • Share

TIRANË - Gjykata e Lartë ka regjistruar një tjetër kërkesë të kreut të opozitës Sali Berisha e dhëndërrit të tij Jamarbër Malltezi lidhur me kundërshtimin e masave të sigurisë.

Regjistrimi i rekursit është bërë të enjten e 21 nëntorit dhe gjyqtar relator do të jetë Sokol Binaj, por ndërkohë ende nuk ka një vendim për datën dhe orën e seancës. Berisha kundërshton masën e arrestit në shtëpi caktuar nga Gjykata e Posaçme më 30 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa kërkesa në Gjykatën e Lartë ka të bëjë me vendimin e Apelit të Posaçëm të datës 18 qershor, që la të pandryshuar masën.

Kërkesa për revokimin e masës është bërë shoqëruar kërkesës për informacionin dy mujor  të organit të Prokurorisë së Posaçme. Ky rekurs vjen në kohën kur Gjykata Kushtetuese e konsideroi si antikushtetuese masën e ndalimit të daljes jashtë vendit për Berishën, por jo atë të detyrimit për tu paraqitur.

Ndërkohë që Kushtetuesja sqaroi se lidhur me masën e arrestit të shtëpisë, do të shprehet në një moment të dytë. Të hënën  e 25 nëntorit, GJKKO do të shqyrtojë në seancë paraprake kërkesën e SPAK për kalimin për gjykim ose jo të dosjes “Partizani”.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 23/11/2024 19:44

    Të refuzojnë se je i lirë.

    Përgjigju
  • ilo: 23/11/2024 17:27

    pirdh,pirdh,,se lirohesh o malok...deri ne zgjedhje ne penxhere do rrish...pastaj do hash nja 3 vjwt burg..dhe sekustro e te gjithe pasurise....deri twk luga e kepuceve......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?