Kronikë

Pas 9 javësh protesta, opozita bën pushim

18 Prill 2019, 14:22| Përditesimi: 18 Prill 2019, 14:31

  • Share

Ditën e sotme Kuvendi zhvillon seancën e radhës plenare ndërkohë që opozita nuk ka zhvilluar protestë përpara parlamentit për herë të parë pas 9 javësh.

Edhe javën e kaluar opozita nuk zhvilloi tubim masiv, por të rinjtë e FRPD zhvilluan një protestë simbolike me pankarta.

Ndërkohë që sot, zona përballë parlamentit ka qenë e qetë, ndonëse policia ka marrë masat e sigurisë si në çdo seancë plenare duke bllokuar kalimin në zonën e pedonales, zonë në të cilën janë vendosur edhe forca të shumta policie në rast të ndonjë organizimi të papritur.

Më herët liderët e opozitës janë shprehur se do të zhvillojnë protesta sa herë që në Kuvend të ketë seancë plenare

Komento

Komente

  • Erik: 18/04/2019 15:51

    Thirri thirri qe te ngrihet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?