Pas 9 vitesh rikthehen doktoraturat tek Ekonomiku, 119 doktorantë në 6 departamente, dekani Kule: Punimet, konkrete

6 Qershor 2022, 18:53| Përditesimi: 6 Qershor 2022, 19:14

  • Share

Zhbllokohen doktoraturat në Fakultetin Ekonomik në Tiranë. 

119 të diplomuar në vitet e fundit në këtë degë, mes të cilëve edhe pedagogë do të kenë mundësi të ndjekin ciklin e tretë të studimeve. Për dekanin Dhori Kule, kjo është një ngjarje e rëndësishme që rikthen kërkimin shkencor në fakultetin që ai drejton.

Denisa Millo dhe Muhamed Zeneli, janë doktorantët më të rinj të fakultetit të Ekonomisë, por për t’u bërë pjesë e kërkimeve shkencore, u është dashur të presin disa vite. Doktoraturat ishin bllokuar që prej vitit 2013, sicc shpjegon Universiteti i Tiranës, për shkak të fluksit tejet të lartë të aplikantëve në atë vit.

“Kisha rreth 3 vite që prisja të filloja doktoraturën.”, tha doktoranti i ri, Muhamed Zeneli.

“Vështirësia vijon në vazhdimësi. Ne kërkuesve të rinj duhet të na ofroje mbështetje financiare. Kërkojmë dhe mbështetje të ndryshme nga institucione kërkimore, financiare në mënyrë që rezultati të jetë i prekshëm dhe konkret”,  tha doktorantja, Denisa Millo.

Doktoraturat në universiteti ne Tiranës u rikthyen pas 9 vitesh ndërprerje, dhe i pari fakultet që ka shpallur fituesit është ai i Ekonomisë. Nga 203 aplikantë, dekani Dhori Kule, tha se vetëm 119 kanë plotësuar kriteret.

“Jemi përgatitur dhe jemi të sigurte për sukses. Aplikuan 203 persona dhe u miratuan fitues 119 doktorantë.  67 janë pedagog të brendshëm të fakultetit të ekonomisë dhe jo vetëm që fillojnë doktoratat.  Një profesor udhëheq maksimumi 3 dotorantë dhe një profesor i asocuar maksimumi 2. Për vitin e parë numrin e kemi pak më të madh. Për vitet e tjera varet nga kuotat. Ne kemi 68 të kategorisë profesor, 26 profesor me titull, 42 profesor te acocuar. Ky është stafi që ka të drejtë të udhëheqë. Ne nuk ju kemi dhënë të gjithë profesorëve  3 doktorantë”, tha Dhori Kule, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë.

Për sa i përket punimeve të doktorantëve, dekani thotë se do të bëhen sipas nevojave që ka ekonomia dhe shoqëria.

“Kërkimet do jenë konkrete. Nuk do të bëhen kërkime të përgjithshme. Sipas nevojave që ka ekonomia, shoqëria”, tha Kule.

Bordi i Administrimit te Universitetit të Tiranës, për të gjithë doktorantët e rinj ka përcaktuar një tarifë prej 450 mijë lekësh për këtë nivel studimesh, që zgjat nga 3 deri në 5 vjet.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?