Në qytetin e Lushnjës vijon puna për lirimin e hapësirave publike nga zaptimet e paligjshme, ku përfshihen objekte shërbimi, tenda të palëvizshme, pemë të mbjella jashtë vendeve të përcaktuara.
Kjo është faza e dytë, ku policia bashkiake me mbështetjen e Policisë së Shtetit, IKMT Lushnje dhe përfaqësuesit e rajoneve vazhdon punën në të gjitha hapësirat e zëna.
Faza e parë ka përfunduar me njoftimin zyrtar për të gjithë subjektet që kanë zënë hapësirat. Në këtë aksion të nisur prej ditësh ka patur edhe qytetarë që i kanë larguar vetë materialet, dhe puna vazhdon intensivisht për ata që nuk i kanë liruar akoma hapësirat sipas afatit të përcaktuar. Në këtë aksion bashkia ka ofruar edhe mjete dhe fuqi punëtore për largimin e materialeve.
Aksioni do të vijojë deri në përfundimin e lirimit të të gjitha hapësirave të zëna, tha ndër të tjera drejtori i Policisë Bashkiake Lushnje, zoti Jashar Saraçi.
Komente
