Përmes një komunikate për mediat, Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka dhënë detaje rreth rolit të Lulzim Bashës, kur ai ishte pjesë e UNMIK-ut dikur në Kosovë.
PD ka shprehur keqardhjen që Haxhiu i është bashkuar taktikave së mashtrimit dhe fabrikimeve të Edi Ramës, duke u bërë kështu pjesë e sulmeve të ulta e të rreme ndaj opozitës në Shqipëri.
“Duke u nisur nga deklaratat e deputetit Bekim Haxhiu, Partia Demokratike informon se Lulzim Basha, në asnjë ditë të punës së tij në UNMIK, nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndaj anëtarëve apo drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë fakt e ka konfirmuar të shtunën për RTV Ora edhe ish-kryeprokurori i EULEX, Ëilliamson", thuhet në njoftimin e PD, e cila nënvizon se deklaratat e fabrikuara, si ato të deputetit Bekim Haxhiu apo të tjera në Tiranë dhe në Prishtinë nuk kanë asnjë të vërtetë.
"Ato bëhen për llogaritë elektorale të Edi Ramës, duke dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës dhe të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare", vijon reagimi.
Lajmi kryesor:
Haxhiu: Lulzim Basha ishte prezent në arrestimin e Latif Gashit, UNMIK i zhduku diçka të rëndësishme
K.T./ReportTv.al